E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH, gati drafti për arsimin profesional

Ministria e Arsimit deklaron se eshte gati drafti per arsimin dhe formimin profesional dhe se shpejti do t’i dergohet parlamentit per miratim. Drafti parashikon ndryshime te rendesishme ne arsimin profesional ne vend duke e cuar ate me afer kerkesave te tregut dhe nevojave te shoqerise, pohojne burime zyrtare prane ministrise se Arsimit.

Nderkohe kjo ministri ka përgatitur dhe projektligjin e ndryshimeve në përbërjen dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar të Arsimit profesional duke i dhënë një rol më të madh partnerëve socialë.

Vetem disa dite me pare parlamenti ka miratuar dhe ligjin për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve. Ky ligj krijon bazën institucionale të kualifikimeve me 8 nivele, që integron dhe krijon koherencë jo vetëm midis niveleve, por edhe midis kualifikimeve të përgjithshme, kualifikimeve profesionale dhe formimit profesional.

Specialistet e arsimit jane shprehur se kjo do të ketë një impakt të dukshëm edhe në rritjen e kualifikimeve dhe sidomos të punësimeve brenda dhe jashtë vendit. Korniza Shqiptare e Kualifikimeve përbën një hap të rëndësishëm për përmirësimin e arritjeve të AFP në Shqipëri dhe për integrimin europian.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›