E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri akademik, Ekonomiku me numrin më të madh të kuotave

Kur procesi i matures eshte ne hapat e tij te pare edhe universitetet kane filluar te shpallin propozimet per kuotat e praniveme te reja, per vitin akademik, 2010-2011. Ka qene universiteti i Tiranes, ai qe ka shpallur kuotat nje dite me pare dhe per vitin e ri akademik, do te jene rreth 5665, studente te rinje.. nga tete fakultetet qe ai disponon ne perberje te tij. Fakulteti i Ekonomikut, renditet i pari, per numrin e studenteve te rinj qe do te pranoje ne auditore. Jane rreth 1666, studentet e rinj, nga te cilet 430 do te pranohen ne degen e administrim- biznesit.

Kete vit per here te prane ne propozimet e rektorit vihet re nje numer i larte pranimesh ne fakultetin e Shkencave te Natyres, ku numri i studenteve do te arrije ne 970. Me pas me nje numer me te larte kuotash renditet, fakulteti i Drejtesise me 712 kuota dhe ai i Gjuheve te Huaja me 830, nderkohe qe me pas renditet ai Shkencave Sociale dhe i Mjekesise.

Edhe fakulteti i Histori- Filologjise do te pranoje rreth 390 studente te rinj, ku shumica do te jene ne deget gjuhe- letresi, histori dhe gjeografi. Nderkohe fakulteti i Infermierise, pjese e UT, ka shpallur dhe kuotat per Kosoven, Presheven dhe Malin e Zi.

Keto propozime tashme ndodhen ne tavolinen e ministrit te Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili pritet qe te jape sugjerimet e tij perkatese per t’i kaluar me pas ne Këshillin e Ministrave i cili jep dhe miratimin përfundimtar per kuotat e pranimeve per vitin akademik 2010-2011.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›