E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH, libra dhe drekë falas për fëmijët romë

Ministria e Arsimit do të ofrojë libra falas për vitin shkollor 2011 për fëmijët romë. MASH ka vendosur gjithashtu të ofrojë dhe drekën falas për fëmijët romë pas mësimit. Deklarata është bërë dje nga zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, në konferencën kombëtare që është zhvilluar dje me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane në Tiranë, mbi metodat e përfshirjes së komunitetit rom dhe integrimit të mëtejshëm të kësaj popullsie. Gjithashtu, Malaj ka theksuar se gjuha rome do të jetë lëndë me zgjedhje nga klasa IX-XII. Gjatë vitit të ardhshëm shkollor, në orët me zgjedhje, nxënësit mund të marrin njohuri edhe për gjuhën apo kulturën rome. Sipas Malajt, kjo përfshirje në orët ekstra, në shkolla të gjuhës rome, do të reduktojë diskriminim. Sot, në vendin tonë ka mbi 2800 fëmijë romë, pjesa më e madhe e të cilëve janë femra që ndjekin arsimin e detyruar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›