Naco Qeveria shqiptare garantuese e sigurise se konsumatorit

Foto ne konferencen e projektit te BE
Tirane 1 prill 2011 NOA- Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Nasip Naco gjate dites se sotme mori pjese ne konferencen e projektit te BE Forcimi i Infrastruktures Kombetare te Metrologjise dhe arritja e Njohjes Nderkombetare.
Gjate fjales se tij ministri Naco tha se nje nder objektivat strategjike te qeverise shqiptare mbetet sigurimi dhe arritja e standardeve europiane ne funksionimin e tregjeve ne garantimin e cilesise dhe sigurise se produkteve si dhe mbrojtjen e qytetareve dhe konsumatorit.
Nder te tjera kreu i METE deklaroi se Projekti i BE-se eshte shembulli me i mire i mbeshtetjes se vazhdueshme qe Bashkimi Europian i jep Shqiperise ne perballimin e sfidave te integrimit europian dhe ne zbatimin e reformave te nevojshme per permbushjen e kerkesave te BE.
Sipas tij per te qene te suksesshem ne tregtine nderkombetare eshte e nevojshme qe te gjithe partneret te operojne me rregulla organizim dhe praktika te qarta e te pajtueshme ndermjet tyre.
Synimi i kesaj konference mesohet te jete kontributi ne reduktimin e barrierave teknike te tregut si dhe per te lehtesuar integrimin e Shqiperise ne tregun nderkombetar permes rritjes se cilesise se produkteve te prodhuara ne Shqiperise duke rritur kapacitetet e eksporteve te tyre.
Ne kete konference e cila u zhvillua nga Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise dhe Kalibrimit ne bashkepunim me delegacionin e Bashkimit Europian ne Tirane ishte i pranishem edhe Ambasadori i Bashkimit Europian ne Tirane Ettore Sequi.
Ne fjalen e tij ambasadori Sequi theksoi rendesine qe ka Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise dhe Kalibrimit ne drejtim te mbrojtjes se te drejtave te konsumatorit.
Me tej ai theksoi se Bashkimi Europian po ndihmon Shqiperine me kete projekt qe kete me shume akses ne tregjet europiane dhe te siguroje qe konsumatoret do te garantohen ne te drejten e tyre. Ambasadori i BE-se theksoi se me ane te projektit do te jepen 1 milione Euro per qeverine shqiptare.
Ndersa Drejtori i Pergjithshem i DPMK Gledion Rehovica u shpreh se ky institucion do te vazhdoje te permbushe qellimet dhe objektivat e tij ne mbrojtjen e konsumatoreve dhe te drejtave te tyre.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeHaxhinasto Shqiperi-Kosove do ti thellojme me tej raportetNishani-MC Nally Reforma ne drejtesi ceshtje kombetareNaco ne samitin e biznesit Shqiperia e kaloi me sukses stuhine e krizes ekonomike Zyrtare CEZ nuk do te kete me monopol shitjen e energjise per shqiptaretLajcak ne Kryeministri rekomandime dhe keshilla Kryeministrit Berisha LidhjeEtore Sequi integrimi evropian konference kreu i METE mbrojtje e qytetareve Nasip Naco Forcimi i Infrastruktures Kombetare te Metrologjise dhe arritja e Njohjes Nderkombetare