MASH, nis shpërndarjen e formularit A3
Ministria e Arsimit dhe APRAL, kanë nisur të mërkurën shpërndarjen e formularit A3 .Të drejtën për të plotësuar Formularin A3, do ta kenë të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009-2010. Ata që janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në universitete, si edhe ata që janë fitues në një program studimi por që preferojnë të ndryshojnë degën.
Pas plotësimit dhe dorëzimit të formulareve, APRIAL do të shpallë në datën 30 tetor listën përfundimtare të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve përkatëse të studimit, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3. Këto lista do të jeë të afishuara në të gjitha drejtoritë arsimore por edhe gjimnaze. Pas shpalljes së listave do të fillojë dhe regjistrimi i studentëve të rinj të cilët do të fitojnë të drejtën për të studjuar për vitin akademik 2009-2010.
Regjistrimi i kandidatëve fitues do të bëhet pranë sekretarive mësimore të të gjitha fakulteteve në datat 1, 2, 3 dhe 4 nëntor, nga ora 8.00 deri në orën 18.00.
Dokumentet e duhura për regjistrim janë , dëftesa e shkollës së mesme, dokument identifikimi, 2 fotografi, mandati i arkëtimit për tarifën e regjistrimit, si dhe vërtetim çregjistrimi, për ata studentë të cilët kanë ndërruar degë.
Njoftohet se numri i kuotave të mbetura bosh në të gjitha universitetet arriti në plot 2257 vende. Universiteti i Tiranës ka aktualisht 267 kuota të paplotësuara, 210 vende në Universitetin Politeknik dhe 155 në Universitetin Bujqësor.Ndërsa edhe nëpër rrethe ështeë një numër të konsiderueshëm kuotash , të cilat do të vijojnë plotësimin e tyre sipas fazës së tretë të regjistrimeve të parashikuara nga Ministria e Arsimit.