E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfituesit e bonusit të qerave dhe kredive për shtëpi nga bashkia



Është gati lista definitive e personave dhe familjarëve që kanë aplikuar për të përfituar bonusin e strehimit dhe subvencionimin e kredisë nga Bashkia e Tiranës. Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, e cila do të mbahet të hënën e ardhshme, pritet që emrat e 31 përfituesve të bonusit të strehimit si dhe 57 familjeve që kanë aplikuar për subvencionin e kredisë, të miratohen për t’i hapur rrugë marrjes në dorë të shumës së lekëve të përfituar.

Bonusi i strehimit

Specialistët pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social bënë të ditur se numri i aplikantëve për bonusin e strehimit është më i vogël se përfituesit e bonusit. “Pasi nga 200 bonuse të miratuara në buxhetin e 2009, 89 janë të mbartur që në vitet e mëparshme duke bërë që për këtë vit të jenë në dispozicion 111 bonuse strehimi”, -deklarojnë specialistët.

Bonusin e qerasë e përfitojnë qytetarët të cilët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar qiranë e tregut dhe me anë të bonusit jepet një pagesë deri në momentin e trajtimit përfundimtar me strehim. Me anë të bonusit bëhet pagimi i një pjese të qerasë që paguan kjo kategori qytetarësh. Masa e pagesës që do të përfitojë familja do të llogaritet duke u bazuar tek aftësia paguese e familjes (të ardhurat totale të familjes) dhe masa e qerasë që paguan kjo e fundit.

Subvencioni i kredisë

Subvencioni nga shteti për familjet që kanë aplikuar në bashki me programin e banesave me kosto të ulët dhe që kanë të ardhura mesatare mujore sipas përcaktimeve. Sipas specialistëve të Drejtorisë së Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social dy kriteret kualifikuese për t’u përfituar nga ky program janë familjet e miratuara nga Këshilli Bashkiak sipas sistemit të pikëzimit të miratuar tashmë, nuk duhet të disponojnë banesë në pronësi, si dhe të kenë të ardhura mujore brenda kufijve të miratuar nga Ministria e Punës, Transportit dhe Telekomunikacionit. Të njëjtat burime deklarojnë se nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitura nga 156 familje, të cilat kanë dorëzuar dokumentet brenda afatit në sektorin e Strehimit, rezulton se 22 prej tyre nuk përmbushin kriterin e të ardhurave të përcaktuara nga MPPTT-ja, pra kanë pasur të ardhura më të vogla se kufiri minimal i përcaktuar. Ndërsa 3 qytetarë nuk rezultojnë të pastrehë, pasi nuk kanë aplikuar në bazë të ligjit të strehimit. Gjithashtu, ka rezultuar se 1 qytetar ka në pronësi banesë në vendin e origjinës dhe 8 qytetarë të tjerë kalojnë kufirin maksimal të ardhurave, ndërkohë që 74 dosje janë me mungesa në dokumentacionin e duhur. Me dokumentacion të plotë dhe që kanë plotësuar të gjitha kërkesat janë vetëm 57 familje.

Qytetarët që do të trajtohen me bonus strehimi

Emri Shuma mujore

1. Sanie Ckurti 5 617.5

2. Shpëtim Maxhalaku 6 797.2

3. Danika Llaveshi 12 500

4. Jolanda Alushaj 6 215.7

5. Tatjana Shimshiri 6 000

6. Vjollca Koldashi 12 500

7. Arben Sallaku 10 000

8. Dalip Kalo 8 500

9. Bardhe Kola 8 500

10. Arianita Haxhiu 9 160

11. Kol Kola 6 000

12. Bukurije Hadroj 6 000

13. Paulin Palca 6 000

14. Marte Palca 6 000

15. Hysen Ali 6 000

16. Hasan Durro 6 000

17. Gjon Cupi 6 000

18. Ramazan Dybeli 6 000

19. Silvana Llupo 6 000

20. Izet Pushi 6 000

21. Hava Shkoza 6 000

22. Avdulla Qyrdedi 6 000

23. Liliana Maqellara 6 000

24. Xhevdet Ferhati 6 523.6

25. Fatbardha Saku 5 000

26. Fatbardha Rakipi 6 000

27. Ardian Sula 12 500

28. Ilir Shahu 8 500

29. Fatbardha Alla 12 500

30. Merushe Duro 3 950

31. Mark Prendi 1 500

Përfituesit e subvencionimit të kredisë

Emri Apartamenti Vlera maksimale

Mude Adil Muça Garsoniere 3 150 000

Agetina Qebir Hysi Garsoniere_ 3 150 000

Rovena Hamid Baxhia Garsoniere 3 150 000

Dhurata Bashkim Brahimaj Garsoniere 3 150 000

Enkelejda Gaqo Zvezda Garsoniere 3 150 000

Orjanda Gjergji Koço Garsoniere 3 150 000

Bukurie Kol Pashku 1 + 1 3 920 000

Gentiana Hasan Hykaj Garsoniere 3 150 000

Rebani Xhevdet Qëndro 1 + 1 3 920 000

Kreshnik Shkëlzen Bajraktari 2 + 1 4 760 000

Muhamet Ahmet Byberi 1+ 1 3 920 000

Riza Muharrem Rrëçeku 2+ 1 4 760 000

llirian Themo Memo 1 + 1 3 920 000

Vladimir Nush Gjonaj 1 + 1 3 920 000

Entjen Gjovalin Dema 2 + 1 4 760 000

Vladimir Mexhit Gjana 1 + 1 3 920 000

Aristir Gori Gjika 2+ 1 4 760 000

Dashamir Qemal Shabani 2 + 1 4 760 000

Suat Hamid Metohu 3 + 1 5 880 000

Zenun Xhelal Prifti 3 + 1 5 880 000

Doriana Sikmond Kume Garsoniere 3 150 000

Gramoz Fatmir Tafa 1 + 1 3 920 000

Angjelin Frrok Tushaj 1 + 1 3 920 000

Luan Surja Çili Garsoniere 3 150 000

Floger Shuaip Alushi Garsoniere 3 150 000

Manjola Marenglen Dine Garsonire 3 150 000

Luan Sherif Tahiraj 2 + 1 4 760 000

Myzejen Mendu Muça Garsoniere 3 150 000

Dashamir Haxhi Përrallaj 1+1 3 920 000

Gëzim Vathim Ramadan 1+1 3 920 000

Lindita Vangjel Alushaj (Dume) 1 + 1 3 920 000

Hajri Dervish Meta 3+1 5 880 000

Ersi Hasan Sulejmani 2+1 4 760 000

Emiljano Enver Selmanaj 1+1 3 920 000

Albano Mustafa Maçka 1+1 3 920 000

Gentian Agim Huti 1+1 3 920 000

Kostika Dhori Trebicka 2+1 4 760 000

Petraq Rako Stefa 2+1 4 760 000

Olda Bashkim Gorenca Garsoniere 3 150 000

Vjollca Xhavit Tufa 1+1 3 920 000

Fatmir Zyber Hasa Garsoniere 3 150 000

Silvana Binjo Zhupa Garsoniere 3 150 000

Selman Brahim Elmazi 3+1 5 880 000

Nikollë Gjokë Kaza 2+1 4 760 000

Aliko Mehdi Aliko 1+1 3 920 000

Stefan Lili Devole 3+1 5 880 000

Shpëtim X Voci 2 + 1 4 760 000

Adelina Laska Garsoniere 3 150 000

Gëzim Hasan Pyka 2 + 1 4 760 000

Gjin Frrok Kalthi 2 + 1 4 760 000

Shkëlqim Hysen Cala 3 + 1 5 880 000

Valbona Enver Tolli Garsoniere 3 150 000

Veli Bajram Pullumi 3 + 1 5 880 000

Mynyr Hysen Shima 1 + 1 3 920 000

Sami Hamit Metuku 2 + 1 4 760 000

Sokrat Pilo Dëma 2 + 1 4 760 000

Fatmir Shyqri Balla 2+1 4 760 000

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›