E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akreditimi i universiteteve, brenda dy viteve

Brenda dy viteve të ardhshme universitetet shqiptare do të renditen sipas standardeve bashkëkohore të vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, deklaroi sot Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, gjatë një takimi me zv/Ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, znj. Deborah Jones.
Ministri Tafaj vlerësoi kontributin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe asistencën e ofruar nga ambasada amerikane në vendin tone, veçanërisht në fushën e arsmit të lartë, nëpërmjet zbatimit të programeve të bursave të studimit si Fullbright, Humphrey, të cilat u kanë ofruar studentëve shqiptarë mundësi kualifikimi në cikle të ndryshme studimi në universitetet amerikane.
Duke u ndalur në prioritetet e qeverisë shqiptare, ministri Tafaj e vuri theksin në punën që do të bëhet për reformimin e sistemit të financimit të arsimit të lartë dhe në atë të procesit të akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›