MASH prezanton strategjinë e arsimit të lartë
Prezantimi i një strategjie kombëtare për arsimin e lartë ka qenë tema e një konference të organizuar nga MASH. Kjo strategji synon një transformim në arsimin e lartë duke pasur si qëllim integrimin e plotë të arsimit në sistemin evropian dhe global.
TIRANE- Në mes të një periudhe të nxehtë në përplasje me studentë të fakulteteve të ndryshme Ministria e Arsimit ka prezantuar strategjinë kombëtare për arsimin e lartë në vend.
Elida Hoxha, Drejtoresha e politikave të arsimit të lartë në MASH gjatë një konference ka deklaruar se “sistemi i arsimit të lartë nuk i përgjigjet mjaftueshëm nevojave të vendit, zhvillimit të tij ekonomik i cili është më i shpejtë se zhvillimit i cili ndodh brenda arsimit të lartë. Institucionet e arsimit të lartë në menaxhimin e tyre kanë patur edhe një mungesë të autonomisë së nevojshme për zhvillimin e tyre”- tha Hoxha.
Duke mos prekur në asnjë moment konfliktin me studentët drejtuesit e ministrisë pranuan ekzistencën e problemeve të tjera në sistemin arsimorë në vend. Strategjia kombëtare synon transformimin e arsimit të lartë në vend me qëllim për afrimin e integrimi të plotë saj në sistemin evropian dhe global. (a.r/news24/balkanweb)