KESH: Reshjet, rrisin prodhimin e energjisë vendase
Përmirësimi i situatës hidrike, si pasojë e reshjeve të bollshme të shiut, ka mundësuar që prodhimi vendas i energjisë të arrijë nivelin rekord të 19 milionë kilovat orë në ditë. Energjia e prodhuar po përdoret për furnizimin e vendit, por edhe për eksport.
TIRANE- Falë reshjeve të bollshme të shiut, prodhimi vendas i energjisë arrin nivelin rekord të 19 milion kilovat orëve në ditë. Përmasimi i ndjeshëm i situatës hidrike në kaskadën e lumit Drin ka mundësuar që hidrocentralet të vihen në punë me kapacitet pothuajse të plotë dhe të prodhojnë mbi nivelet e zakonshme. Krahasuar me disa javë më parë niveli i prodhimit të energjisë është rritur me rreth 2 milion kilovat orë në ditë. Energjia e prodhuar nga hidrocentralet po përdorët jo vetëm si burim kryesorë për furnizimin e vendit me energji por edhe për eksport. Nga të dhënat zyrtare të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare rezulton se konsumi i energjisë në shkallë vendi llogaritet në 19 milion kilovat orë në ditë. Prodhimi vendas vlerësohet në 19 milion kilovat orë, ndërsa importi vazhdon në nivelet minimale të 3.4 milion kilovat orëve në ditë. Bazuar në shifrat e mësipërme arrihet në përfundimin se 3.3 milion kilovat orë eksportohen çdo ditë. Që prej muajit të kaluar KESH-i ka nisur eksportin drejt Greqisë, ku energjia shitet me një çmim të leverdishëm që varion nga 61 deri në 80 euro për megavat orë në periudhën e pikut. Ndërkohë që importi realizohet me një çmim realizohet me një çmim rreth 49 euro për megavat orë. Drejtori i përgjithshëm i korporatës Gjergj Bojaxhi si dhe ministri i Energjetikës Genc Ruli, kanë deklaruar se eksportet do të vazhdojnë edhe gjatë muajit shkurt dhe jo vetëm me Greqinë, sipas tyre do të lidhen kontrata të reja për eksport. Të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e energjisë elektrike do të bëjnë të mundur përmasimin e gjendjes financiare të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, madje këto eksporte po ndikojnë pozitivisht edhe në ekonomi. Pak ditë më parë ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se rënia e eksporteve shqiptare për shkak të krizës ekonomike globale po kompensohet nga eksportet e energjisë që si mall ka vlerën më të lartë se çdo produkt tjetër që eksportohet. (a.r/news24/balkanweb)