E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH publikon datat e provimit të shtetit

Pas më shumë se një viti diskutimi, më në fund të sapodiplomarit dhe ata që janë në punë duhet të mësojnë se kur do të japin provimin e shtetit.
 

Një pjesë e tyre janë të rinj që përfundojnë praktikën profesionale ndërsa pjesa tjetër do të jenë ata që janë të punësuar por që me këtë test do të mësojnë nëse do të qëndrojnë në punë ose do të pushohen.
 

Provimet do të zgjasin nga data 16 janar deri më 7 shkurt. Zëdhënsja e Ministrisë së arsimit Brikena Kollcinaku publikon datat e provimit për secilën nga profesionet.
 

    Ja disa nga datat e provimit të shtetit:
 

16 - 17 janar - stomatologji 18-25 janar - farmaci 26 janar – mjekësi e përgjithshme 27 janar- mami 30 janar- infermieri 7 shkurt- fizioterapi
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›