Serbia nuk e ka tërhequr fletarrestin për Çekun

Ministrja serbe e Drejtësisë, Snezhana Malovic, ka hedhur poshtë deklaratat se është pezulluar fletëarresti për Agim Çekun.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve serbe “Tanjug” e cila citon ministren serbe të drejtësisë e cila ka theksuar se fletëarresti për Çekun vazhdon të jetë në fuqi.
“Është e pavërtetë. Fletarresti vazhdon të jetë në fuqi. Pavarësisht se hetimet janë zhvilluar pak, dhe me një sërë lëshimesh, para kamerave të Radio televizionit të Serbisë aso kohe ka ndodhur krimi i rëndë në zonën e përgjegjësisë së Agim Çekut”, ka deklaruar Maloviç.