E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji, i përgjysmojnë gjobën sepse është suedez

Share

Policia në Norvegji ka vendosur të përgjysmojë një gjobë për një shofer kamioni për shkak se ishte suedez. Mediat e Oslos raportojnë se Ulf Ander Andersson, 61 vjeç, po ngiste kamionin për punëdhënësin e tij norvegjez, kur u ndalua nga policia, e cila zbuloi se frenat e tij nuk ishin në rregull. Ai u gjobit rreth 1.323 dollarë, por muajin e shkuar mori një letër ku thuhej se shuma e gjobës ishte reduktuar për shkak të kombësisë së tij.

Andersson tha se i falënderonte ata për gjestin, por kjo iu duk e çuditshme.

Dy vendet skandinave kanë të ardhurat për frymë më të lartat në botë.

Norvegjia megjithatë ka të ardhurat më të larta: rreth 52 mijë dollarë krahasuar me 38 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN.

Në letrën e policisë thuhej se ata po e reduktojnë gjobën për shkak të nivelit të të ardhurave

Aktualisht unë fitoj më shumë se kolegët e mi norvegjezë për shkak se krona suedeze është e dobët dhe unë jetoj në Suedi. Ata duhet ta kuptojnë këtë, tha Andersson./BBC

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›