E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranë policët në Krujë, burg për jetë për dy të pandehur

Tre personat akuzoheshin se ishin autorë të vrasjeve të punonjësve të policisë së Krujës, Arben Keqi dhe Durim Kasmi në vitin 1999. Në këto atentate, rastësisht mbeti i vrarë edhe shtetasi Raim Bakiasi, nga Kruja. Dy nga te pandehurit u denuan me burg perjete 

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi sot me burg të përjetshëm dy, nga tre të akuzuarit për vrasjen me armë zjarri të punonjësve të policisë, Arben Keqi dhe Durim Kasmi në vitin 1999 në Krujë.
Gjatë dhënies së vendimit, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor dhe dënoi sot me burg për jetë të pandehurit Sokol Halilaj dhe Dritan Rexhepi, ndërsa, i pandehuri tjetër i proçesit, Shefqet Seferi, u dënua me 20 vjet burg, si bashkëpuntor në këto vrasje.
Tre personat e lartëpërmendur akuzohen se janë autorë të vrasjeve të punonjësve të policisë së Krujës, Arben Keqi dhe Durim Kasmi në vitin 1999 në këtë rreth. Në këto atentate, rastësisht mbeti i vrarë edhe shtetasi Raim Bakiasi, nga Kruja.
Të njëjtat masa dënimi për të akuzuarit ishin kërkuar pak ditë më parë edhe nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila për disa muaj hetoi çështjen penale ndaj tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›