E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestime ne Elbasan kapen dy persona me lende narkotike

Seksioni i luftës kundër drogës në Elbasan ka ndaluar 24- vjeçarin Hysen Kaziun me banim në lagjen “11 nëntori” pasi gjatë kontrollit fizik iu gjendën 5 doza heroine.

Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve ka arrestuar gjithashtu edhe Armando Xhoxhin, 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Elbasan pasi, në lagjen “Dyli Haxhire”, gjatë kontrollit të tij personal iu gjet dhe iu sekuestrua ne cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e ndarë në 10 doza.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitje e narkotikeve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›