E Diel, 1 Nëntor 2026

Teliti Vendimi i Kushtetueses per kombesine nuk e prek mbarevajtjen e Censusit

Dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e dispozitave për ndryshimin e kombësisë, në ligjin për Gjendjen Civile, ka ardhur reagimi i drejtorit Armand Teliti.

Sipas Telitit, vendimi i Kushtetueses nuk prek mbarëvajtjen e censusit.

Të dhënat e censusit nuk janë pjesë e të dhënave të gjendjes civile, por janë të dobishme për INSTAT-in dhe të tjera studime ekonomike.

Në fakt, vendimi për heqjen e kombësisë nga certifikatat e gjendjes civile është një proces i kryer tashmë me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave që rregullonte funksionimin e gjendjes civile të shtetasve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›