MASH u heq kopjacëve pikët e përgjigjeve, 500 maturantë rrezikojnë universitetin
Mbërrijnë në shkolla përgjigjet e maturantëve, të cilët nuk gjenin dot rezultatet e tyre në përfundim të provimeve të Maturës Shtetërore. Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur të shtyjë sërish afatin e plotësimit të Formularit A2,
deri me datë 6 gusht, duke u krijuar kështu mundësinë edhe kësaj kategorie maturantësh ta plotësojnë atë pa u nxituar. Drejtori i APRIAL, Arben Fagu, shprehet se përgjigjet e tyre u vonuan, pasi për një pjesë të tyre dyshohej se kishin kopjuar, dyshim i cili u vërtetua nga KOPOTED-i, komisioni që verifikon rastet e dyshimta. "Është verifikuar se vetëm 220 maturantë, nga rreth 32 mijë që iu nënshtruan provimeve të maturës, kanë kopjuar. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Fieri, Elbasani dhe Pogradeci, - ka shpjeguar kreu i APRIAL, Fagu. - Gjatë korrigjimit të testeve, u vu re se disa nxënës kishin dhënë përgjigje identike për pyetje të caktuara, nga verifikimi doli se ata kishin qenë në të njëjtën sallë, pra ishin të së njëjtës klasë, gjë që tregon se ata kanë kopjuar.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"