Adoleshentet mësyjnë në maternitet për abort, 150 raste në 6 muaj
Në maternitetet e kryeqytetit në gjashtë muaj numërohen rreth 150 raste të aborteve ku pjesa dërrmuese e femrave që kanë kryer abort janë adoleshente të moshës 15-18 vjeç. Alarmin e japin vetë mjekët të cilët edh pse në shumicën e rasteve nuk pranojnë
ti kryejnë këto ndërhyrje të paligjshme ua kërkojnë vetë adoleshentet të cilat janë të gatshme të paguajnë mbi çmimin real. Rreth një vit më parë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik janë publikuar shifra rrënqethëse përsa i përket aborteve nga vajzat e reja. Kjo ndërhyrje sipas specialistëve të ISHP-së kryhet në klinikat private të cilat nuk raportojnë rastet por edhe në shumë raste edhe në dy maternitetet shtetërore. Burime nga materniteti Kiço Gliozheni thanë për gazetën se në këto gjashtë muaj janë numëruar rreth 150 raste abortesh në të dy maternitetet shtetërore, dhe pse kjo gjë është e ndaluar me ligj. Sipas këtyre burimeve edh pse mjekët i refuzojnë këto aborte adoleshentet shpesh herë vijnë në maternitet për të kryer ndërhyrjen me nënat e tyre të cilat janë edhe personat që firmosin në emrin e tyre.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"