MASH vleresimi i universiteteve

Brendaz muajit mars pritet të përfundoje procesi i vlerësimit të programeve që ofrojnë universitetet, nismë kjo që do ti paraprijë akreditimit. Kjo ka qënë deklarata e kreut të Arsimit Myqerem Tafaj i cili u shpreh se fillimisht do të akreditohen universitetet private, pasi këto të fundit nga metoda e re e financimit, duhet të plotësojnë këtë kusht për të përfituar fonde.
"Ne synojmë që brenda muajit mars ti miratojmë standardet e reja të pranuara nga shkollat tona. Këto standarde do të shërbejnë për vlerësimin dhe akreditimin institucional dhe të programeve të studimit. Në kuadër të reformës së financimit të arsimit të lartë do të kryhet vlerësimi dhe akreditimi fillimisht i shkollave të larta private", tha Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit.
Këtë deklaratë kreu i Arsimit e bëri gjatë një takimi me akademikë, edhe nga vendet e rajonit të organizuar nga universiteti politeknik, në lidhje me cilësinë që ofrohet në universitetet e larta dhe akreditimin. Në këtë takim ka marrë pjese edhe shefi i delegacionit të Komsionit Europian Etore Sequi.
Edlira Sulejmani