E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Berisha e ka humbur Tiranen

Bashkia e Tiranës, ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike për korrupsionin në lidhje me lejet e ndërtimit. zëdhënësi i  bashkisë u shpreh se, Sali Berisha e ka të humbur garën për bashkinë, ndërkohë që të gjithë qyetarët tashmë janë njohur me koalcionin e turpit.

"Sali Berisha duhet të jetë i vetmi në botë që shan pasi të vret. Në lumin e zi të sharjeve të tij nuk mungojnë të sharat për bashkinë e Tiranës, ku ai ka humbur dhe vazhdon të humbasë sa herë do të garojë, sepse është i papajtueshëm me kryeqytetin dhe qytetarët e tij. Sa për korrupsionin, jo vetëm Tirana por e gjithë Shqipëria e kanë parë tashmë bllokun e ndyrë të koalicionit të turpit. Sali Berisha ka dështuar, dhe për të mbuluar dështimin ka vrarë. Ai duhet vetëm të largohet", deklaroi Florion Serjani, zëdhënës i bashkisë së Tiranës.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›