Bulqizë, plagoset 34 vjeçari, ende nuk dihet autori
Plagosje me armë zjarri është bilanci i ditës së sotme në Bulqizë.
Ndërkaq, duke iu referuar të dhënave më të fundit nga policia e cila ka mbërritur menjeherë në vendgjarje, ende nuk dihet kush është autori që ka plagosur shtetasin 34 vjecar Sajmir Gjoni.
Mësohet se Gjoni udhetonte me makinë ndërsa ka marrë goditjen nga një armë. Ende nuk dihet kush është autori i krimit, ndërsa policia ka nisur hetimet.