E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi ben thirrje te mos harrohen krimet e komunizmit

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi u beri sot thirrje shoqerise dhe institucioneve shqiptare qe te mos harrojne krimet e diktatures komuniste si menyra e vetme per te nxjerre mesime per demokracine. Zoti Topi tha se harresa e viktimave dhe persekutoreve do te ishte e pafalshme. Sakrificat e brezave te meparshem per liri duhen nderuar pa u ndalur dhe me krenari sepse vetem keshtu merr vlere ushtrimi i lirive ne kohet e sotme moderne dhe kesthu ndertohet demokracia mbi themele te sigurta.

Lufta e klasave perndjekja deri ne djep por edhe me tej tek pasaardhesit te cilet ende nuk kishin lindur shkelja e te drejtave te njeriut dhuna e ushtruar nga sistemi diktatorial komunist ndaj te gjithe atyre qe mendonin dhe vepronin ndryshe nga kasta ne pushtet duhen demaskuar dhe denuar publikisht dhe historikisht. Vetem ne kete menyre mund te flasim per nje shtet te konsoliduar te se drejtes per nje drejtesi te vonuar por jo te mohuar dhe per nje demokraci te konsoliduar. Kerkohet drejtesi dhe rivendosje dinjiteti te mohuar natyrisht jo hakmarrje - tha zoti Topi.

Presidenti Topi tha se studimi dhe ndricimi i ngjarjeve te diktatures i sherben te sotmes dhe te ardhmes sa me te paster te demokracise shqiptare.
Ne to brezat do te mesojne se si dhe pse u shkelen te drejtat njerezore nga regjimi komunist dhe se si kjo e keqe nuk mund te kete te ardhme ne Shqiperi.

Institucionet shteterore qe mbulojne trashegimine kulturore dhe historike duhet te kene nje vizion te qarte. Dogmat e se djeshmes duhet te zevendesohen nga objektiviteti shkencor.

Harresa eshte perligjje dhe manipulim prandaj kunder saj duhen sa me shume botime te kesaj letersie botime dokumentesh e tekstesh profesionale sa me shume ekspozita dhe albume tematike e pse jo edhe muzeume te kujteses duke ndjekur pervojat e vendeve me histori te ngjashme

- tha zoti Topi.

Presidenti Topi dekoroi sot shume ish-te denuar politike te gjalle e pas vdekjes dhe i shnderroi sallat e presidences per disa kohe ne nje muze me eksponate fotografike dhe statistike kushtuar rezistences anti-komuniste ne Shqiperi duke kerkuar qe te mbahet gjalle amaneti i tyre per liri dhe demokraci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›