E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH:Jo mungesa të teksteve këtë vit

Të gjithë nxënesit nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë do të pajisen me tekstet e tyre shkollore. Ministria e Arsimit ka deklaruar se tashmë janë shprendarë 95 përqind e të gjithë teksteve shkollore që përdor arsimi parauniversitar dhe se nxënësit nuk do e vuajnë mungesën e librave këtë vit. Në të gjitha shkollat, tashmë janë afishuar listat e librave të përzgjedhura nga vet shkollat përkatëse. Ministria e Arsimit gjithashtu ka deklaruar se do të ndëshkojë çdo shtëpi botuese apo librari që shkel detyrimet e veta ligjore dhe kontraktuale .
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka bërë apel prindërve që t'i pajisin fëmijet e tyre sa më parë me tekstet shkollore në mënyre që çdo fëmije ta fillojë mbarë këtë vit shkollor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›