E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë/ Policia asgjëson 140 rrënjë kanabis

Efektivat e Policisë së Qarkut të Lezhës asgjesuan natën e djeshme 140 rrënjë bime narkotike të llojit kannabis sattiva në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të fshatit Gernac, të rrethit të Kurbinit si dhe në kufi me malin e fshatit Shkret të rrethit të Krujës. Burime të policisë lokale bënë të ditur se "se aksioni në fjalë është kryer në orët e vona të mbrëmjes të së martës dhe nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e nevojshme proçeduriale".
Mësohet se po punohet për identifikimin e autorëve të kësaj vepre penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›