E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASHT mbyll shkollat e Kosovës për dy ditë

Prishtinë-Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, ka njoftuar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit se ditën e hënë 16 shkurt, dhe ditën e martë më 17 shkurt, nuk do të zhvillohet procesi mësimor, për shkak të një vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Mësimi do të vazhdojë të mërkurën me 18 shkurt, sipas orarit të përcaktuar në kalendarin e këtij viti shkollor.

“Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës do ti kushtohet historikut të pavarësisë së vendit, aktit të shpalljes së pavarësisë dhe perspektivës së vendit në të ardhmen”-thuhet në një njoftim të MASHT-it. MASHT-i po ashtu i ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit tone.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›