E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: Jo bisedime me Serbinë për çështje të mbyllura

Prishtinë-Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Agim Çeku në takimin e rregullt javor me gazetarë, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson është kundër vazhdimit të bisedimeve me Beogradin për çështje tashmë të mbyllura. “Për çështje të tjera duhet anashkaluar ndërmjetësimin e UNMIK-ut, i cili tashmë përfundoi misionin e tij në Kosovë”-theksoi Çeku.

Ai ka kritikuar edhe qeverinë kosovare për punën e bërë gjatë një viti. “Me gjithë rezultateve të arritura në shtetformim, gjatë vitit të parë të pavarësisë së Kosovës janë shënuar rezultate modeste. Mungoi uniteti politik dhe dominoi ndikimi i ndërkombëtarëve në zgjidhjen e çështjeve më të rëndësishme të vendit”-deklaroi Çeku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›