E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASHT nis hartimin e Strategjisë 2010-2015

Në organizim të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MASHT) është mbajtur sot punëtoria e parë për hartimin e një strategjie ndërsektoriale dhe unike, që i përfshinë të gjitha politikat për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Në kuadër të Planit Strategjik për Sektorin e Arsimit 2010-2015, do të bëhet planifikimi real i të gjitha objektivave dhe aktiviteteve që do të realizohen gjatë kësaj periudhe dhe synimi do të jetë ngritja e kapaciteteve dhe e cilësisë, thuhet në një komunikatë të MASHT-it

Zëvendësministri i Arsimit, Agim Hyseni, tha se arsimi është çështja më e rëndësishme, si prioritet edhe i Ministrisë, por edhe Qeverisë së Kosovës, që mundëson jo vetëm tejkalimin e varfërisë dhe pasojave, por njëkohësisht edhe procesin e kultivimit dhe integrimit në rrugën e realizimit të standardeve më të larta. “Cilësia e rezultateve të sistemit arsimor mbetet si një nga emëruesit dhe sfidat e mëdha të sistemit arsimor që synon realizimin e të drejtave për arsim të të gjithëve pa përjashtim”, tha Hyseni.

Ai ka numëruar një varg të arriturash në reformimin e sistemit arsimor, përfshirë këtu edhe ndryshimet që po bëhen në Ligjin për Arsimit Parauniversitar.

Sa i përket arsimit të lartë, zëvendësministri Hyseni theksoi se është rritur numri i studentëve të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, i janë kaluar kompetencat Agjencisë së Akreditimit të Kosovës për arsimin e lartë privat, ndërsa më 1 tetor do të fillojë punën edhe Universiteti i dytë publik në Kosovë, ai i Prizrenit.

Ndërsa, shefja e Zyrës Suedeze në Prishtinë, Ingrid Johansson përmendi faktin se shteti i saj ndihmon Kosovën përmes SIDA-s, që edhe është një nga donatorët për hartimin e Strategjisë. Pasi që përmendi se Kosova ka një popullsi të re, Johansson theksoi se Suedia ka interes të posaçëm për arsimin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›