Kërkesa për shtrenjtimin e rrymës, absurde

Kërkesa e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për ngritje të tarifave të reja të energjisë elektrike për 14 për qind konsiderohet absurde nga opozita dhe ekspertët. Ata theksojnë se në këtë kompani janë investuar miliona euro qe 10 vjet, por ajo vazhdon të importojë energji elektrike nga shtetet e rajonit.
Ditë më parë, KEK-u ka dërguar kërkesë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ngritjen e tarifave për 14,6 për qind, me arsyetimin se kjo rritje i nevojitet të mbulojë shpenzimet.
Avni Arifi, këshilltar i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë për Kosovapress se Kosova vazhdon të jetë vendi i parë në rajon për çmimin e lartë të energjisë, ndërsa po ashtu vazhdon të jetë edhe shteti që ka vendin e parë në rajon për gjendjen më të rëndë ekonomike.
“Qeveria e Kosovës në vitin 2008 ka dhënë 60 milionë euro për import të rrymës. Në vitin 2009 ka dhënë 80 milionë euro për import të energjisë elektrike, në 2010 nuk e di shifrën sa është e paraparë, mirëpo po flasim për rreth 200 milionë euro që Qeveria e Kosovës i ka dhënë KEK-ut për import të rrymës”, ka thënë Arifi.
Kryetarja e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Tregti, Industri, Myzejene Selmani, mendon se ngritja e tarifave të energjisë elektrike po i shkon për shtati dikujt.
“Në projektbuxhetin e vitit 2010, Kuvendi i Kosovës jep subvencion diku 60 milionë euro vetëm për import dhe 140 milionë euro për riparimet që mund të ndodhin brenda KEK-ut. Dhe aplikimi i KEK-ut me 14,6 për qind në Zyrën e Rregullatorit për ngritje të tarifave nuk e di kujt i shkon për shtati, duke marr parasysh që gjendja e qytetarëve, gjendja ekonomike është shumë e rëndë”, ka thënë Selmani.
Kërkesa për shtrenjtimin e energjisë elektrike nga ana e KEK-ut, për Safet Gërxhaliun, nënkryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe ekspert i ekonomisë, është absurditeti më i madh që po ndodh në Kosovë.
“Kërkesa për ngritjen e tarifave 10 deri në 15 për qind është kulmimi i absurditetit dhe i imoralitetit në Kosovë. E them këtë për arsye kur dihet fare mirë se sa është investuar në KEK, sa miliona janë avulluar, se në çfarë forma menaxhohet KEK-u, dhe se çka prodhohet në KEK tjetër përveç territ dhe të kërkohet në këtë drejtim ngritja e çmimit të rrymës, vërtet është e tepërt”, ka thënë Gërxhaliu.
Arritjen e kërkesës në ZRRE e konfirmon edhe Adelina Murtezaj, zëdhënëse e këtij institucioni. Sipas saj, ekspertët janë duke shqyrtuar këtë kërkesë dhe me 25 shkurt do të dalë raporti. Pas kësaj date 10 ditë do të priten komentet e palëve të interesuara për tarifat e reja.
Çmimi i energjisë në Kosovë është më i shtrenjti në rajon me 9.33 cent për një megavat, ndërsa drejtuesit e KEK-ut kërkojnë ende ngritjen e tarifave.
Deri më 25 shkurt, ZRRE-ja do t’i bëjë një vlerësim aplikacioneve të KEK-ut dhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT). Nga kjo datë, 25 shkurt, deri me 5 mars, për një periudhë prej 10 ditëve palët e interesit do të kenë mundësi t’i bëjnë komentet e tyre, pas të së cilave ZRRE-ja do të marrë vendimin përfundimtar.
Ky është shqyrtimi i katërt i tarifave të energjisë elektrike nga ana e ZRRE-së. Vitin e kaluar shoqëria civile kishte kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike nëpërmjet peticionit të cilin e kishin përkrahur mbi 10 mijë qytetarë. Por, këto nënshkrime nuk ishin marrë parasysh nga Parlamenti i Kosovës, gjë që kishte shtyrë shoqërinë civile të ankohet në institucionet e larta evropiane. Përderisa në vitin 2008 çmimi i energjisë elektrike ishte shtrenjtuar për 5 për qind, në 2009 çmimi ishte rritur mesatarisht për 2.5 për qind. (Kosovapress)