E Diel, 1 Nëntor 2026

MASHT njeh institucionet paralele serbe të arsimit në Kosovë

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë njeh institucionet paralele serbe të arsimit në Kosovë. Kjo ministri bën përpjekje të mëdha që të nostrifikojë diploma të shkollave fantome serbe brenda territorit të Kosovës, me mbishkrimin Republika e Serbisë dhe me vulë ku shkruan “Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë”.

Kjo është një nga diplomat që MASHT-i ka njohur, edhe pse e gjitha është e shkruar në alfabetin cirilik dhe është lëshuar nga një shkollë e mjekësisë në Graçanicë, mirëpo askund në këto dokumente që i ka siguruar KTV-ja nuk figuron emri i shkollës. Aty thuhet se kandidatja Hatixhe Gradina ka mbaruar Shkollën e Mesme të Mjekësisë në profilin motër medicinale në vitin 2008-2009.

Pas kërkesës së kandidates, MASHT-i fillimisht kërkon nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Pejë që asaj t’i njihet diploma dhe ta legjitimojë atë. Mirëpo, vetëm dy ditë pas kërkesës kjo shkollë u përgjigjet negativisht zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit. Sidoqoftë, kandidates i është lejuar të hyjë në provimin e maturës, të cilin edhe e kaloi. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit arsyetohen se me këtë hap duan t’i nxisin serbët t’i pranojnë më pas dokumentet e Kosovës./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›