E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia kujton ndaljen e bombardimeve nga NATO

 Serbia sot kujton 14 vjetorin e ndërprerjes së bombardimeve të NATO-së, ndaj caqever ushtarake e policore, që çuan në kapitulimin e saj dhe largimin nga Kosova.

Më 9 qershor 1999, Aleanca Veri-Atlantike kishte nënshkruar me ish-Ushtrinë e Jugosllavisë marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarako-teknik të Kumanovës, ku në detaje përshkruhet afati i largimit të ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova, transmeton rel.

Fushata ajrore e NATO-së ndaj caqeve serbe kishte nisur më 24 mars, dhe zgjati 78 ditë, për të përfunduar më 10 qershor 1999, ditë kjo e cila llogaritet si fillimi i lirisë në Kosovë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›