E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiri: Kodra e Trimave bastion i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është parti e traditës, besimit, vlerave dhe zhvillimit dhe se. Kështu u tha të hënën në shënimin e 23 vjetorit të themelimit të

Degës e parë e LDK-së në “Kodrën e Trimave” ka mbajtur përvjetorin e saj të 23 ku u tha se Kodra e Trimave ka qenë, mbetet dhe do të jetë bastion i LDK-së.

“Kodra e Trimave gjithë herë ka qenë bastion i LDK-së, ka qenë burim i forcës, entuziazmit, fitores dhe vullnetit për fitore. Ju jeni numër një ashtu siç LDK, është numër një. LDK është e para... Jeni të parët sepse ne të parët e kemi bërë reformën më të thellë me LDK-në. Jemi të parët, sepse LDK është profilizuar si parti e parë, si parti e qendrës së djathtë. Jemi të paret sepse e kemi programin më të qartë ekonomik, i cili ofron vizion dhe ardhmëri për juve, për gjeneratat e reja dhe qytetaret e Kosovës“, tha Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ndërsa Kryetari i Degës së LDK-së Ismet Beqiri tha se anëtarësimi i këtyre të rinjve, tregon besimin e tyre në këtë parti.

“Vet fakti që jeni këtu, tregon besimin tuaj në partinë politike të cilën e themeloi njeriu i cili i dha emër i dha dinjitet, i bëri nder këtij vendi, qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve kudo që janë presidenti historik dr. Ibrahim Rugova”, tha ai.
Beqiri më tej tha se beson thellë që në zgjedhjet lokale që po vijnë LDK, do të fitojë përveç Prishtinën dhe në shumicën e komunave të Kosovës dhe se kryeministër i vendit do të jetë Isa Mustafa. Ai po ashtu pati dhe një porosi për kryeministrin Thaçi, të cilit i tha se s’ka shans ta marrë Prishtinën dhe Kodrën e Trimave.

“Hashim Thaçi le ta dijë. Asnjë shans nuk e ka që të fitojë në Kodrën e Trimave dhe as në Prishtinë. Ne të keqen, krimin dhe korrupsionin, do ta luftojmë duke fituar zgjedhjet. Do ta luftojmë duke ndërtuar shtet ligjor. Edhe njëherë po e përsëris mbajeni mend, Kodra e Trimave dhe degët e Prishtinës jam i bindur se Prishtinën do ta kemi vetëm për LDK-në, sepse ju nuk do të lejoni tjetër kush që t’i fitojë zgjedhjet”, tha Beqiri./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›