Presidentja Jahjaga emëroi 22 prokurorë

Presidentja Jahjaga emëroi 22 prokurorë të Prokurorive Komunale dhe të Qarkut të cilët dhanë betimin sot në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Presidentes, ku ishte i pranishëm edhe kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi.
Emërimi i prokurorëve u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19 paragrafi 1 të Ligjit, për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e datës 17 dhjetor 2012, të Këshillit Prokurorial të Kosovës./Indeksonline/