E Diel, 1 Nëntor 2026

MB: Në qarkun e Shkodrës janë përmbytur 2110 banesa

Ministria e Brendshme ka publikuar të dhëna për situatën në zonat e përmbytura në veri të vendit. Sipas MB-së, deri në orën 09:00 të ditës së sotme në qarkun e Shkodrës janë përmbytur 10170 hektarë tokë, dhe 2110 banesa.
Ministria bën me dije se në këtë qark janë evakuuar 3752 persona.
Në bashkinë e ShkoDrës janë përmbytur 250 ha tokë dhe 320 shtëpi. Nga kjo bashki janë evakuuar 148 persona.
Në komunën e Dajçot janë përmbytur 2000 ha tokë dhe 1187 shtëpi, ndërkohë që janë evakuuar 2 mijë persona.
Në komunën Ana e Malit janë përmbytur 137- ha tokë dhe 180 shtëpi. Nga kjo komunë janë evakuuar 230 persona.
MB njofton se në komunën e Velipojës janë përmbytur 2000 ha tokë dhe 50 shtëpi. Në këtë komunë është bërë e mundur evakuimi i 25 personave.
Në komunën e Bërdicës janë përmbytur 1700 ha tokë dhe 65 shtëpi, ndërkohë që janë evakuuar 350 persona.
Në komunën e Gurit të Zi janë përmbytur 650 ha tokë, 200 shtëpi dhe janë evakuuar 689 persona.
Në komunën e Bushatit janë përmbytur 1700 ha tokë dhe 100 shtëpi, ndërkohë që janë evakuuar 300 persona.
Në komunën Qendër e Madhe janë përmbytur 8 shtëpi, 500 ha tokë dhe janë evakuuar 10 persona.
Ministria e Brendshme njofton është rritur niveli i ujrave në zonat e përmbytura (Komuna Bushat dhe Komuna Bërdicë), ndërkohë strukturat e ushtrisë po kryejnë operacione për evakuimet e banorëve të fshatrave Mali Jushit dhe Trush në Komunën Bërdicë.
Aktualisht aksi nacional Shkodër-Tiranë, në vendin e quajtur Harku i Bërdicës është përkohësisht i bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve për në Tiranë kryhet në drejtimin Kryebushat-Mjedë- Guri Zi-Shkodër dhe anasjelltas.
Strukturat e ushtrisë dhe të policisë janë të përqëndruar kryesisht në komunat Dajç, Ana Malit, Bërdicë, Guri Zi, Velipojë dhe lagjet e rrezikuara të bashkisë Shkodër ku po bëjnë evakuimin e komunitetit të rrezikuar nga përmbytja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›