E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket, barna me varka per zonat e permbytura

Sonila Isaku
Mjeket te cilet vizitojne dhe ekzaminojne banoret e zonave te permbytura, kane nisur te shperndajne me varka ne cdo familje, medikamentet e rimbursueshme per te semuret kronike. Nderkohe qe Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, ka vendosur sherbim 24 ore ne fshatrat e demtuara nga reshjet e diteve te fundit. Nje grup pune nga ISKSH ka vizituar dje, 3 komunat e permbytura ne zonen e Shkodres; ate te Dajcit, Anes se Malit dhe Gurit te Zi, per te pare nga afer gjendjen dhe nevojat per medikamente ne keto zona. Sipas drejtorit te mjekut ne ISKSH, Gazmend Koduzi, i cili ka qene ne terren, eshte vendosur sherbim i panderprere ne keto komuna me ane te nje grafiku te percaktuar nga ISKSH ne bashkepunim me qendrat shendetesore te 4 fshatrave te ketyre komunave. "Per te mbuluar sherbimin 24 ore, jane caktuar edhe mjeke te zonave perreth per te qene te pranishem ne keto qendra shendetesore, ne rast nevoje te banoreve te ketyre zonave" ka pohuar mjeku ne ISKSH, Gazmend Koduzi. Sa i takon medikamenteve, sipas ISKSH-se qendrat shendetesore jane te pajisura me te gjithe setin e medikamenteve te emergjences, i nevojshem ne keto raste. Gatishmeria e mjekeve eshte maksimale edhe per pacientet e semure kronike, per te cilet nuk eshte nderprere ne asnje moment mjekimi i perditshem. Nderkohe, nga situata e renduar ne Qarkun e Shkodres eshte sensibilizuar sektori farmaceutik. Prane Ministrise se Shendetesise kane shkuar ndihmat e para ne medikamente, kryesisht antibiotike, te cilat sipas te gjitha procedurave perkatese do t'iu percillen zonave me problematike ne Qarkun e Shkodres. Nje prej kompanive farmaceutike ne vendin tone, ka dorezuar dje nje sasi medikamentesh qe kapin shumen e 5.2 milione lekeve. Ky donacion eshte pasuar nga donacione te dy kompanive te tjera. Drejtori i Politikave Shendetesore, Pellumb Pipero, i pranishem gjate procedurave te dorezimit te medikamenteve, ka pershendetur aktin e distributoreve farmaceutike, per gatishmerine e treguar. Ministria e Shendetesise eshte duke marre te tjera masa dhe keto kane te bejne me mirefunksionimin e dy spitaleve ne kete zone. Pikerisht spitali i Shkodres dhe ai i Lezhes, do te jene ne gjendje gatishmerie me mjeke dhe infermiere.
Masat
Pajisja me medikamente shtese, sherbim mjekesor 24 oresh ne zonat e permbytura dhe menaxhimi sa me i mire i situates ne dy spitalet kryesore te zones veriore, atij te Shkodres dhe Lezhes jane disa nga masat e ndermarra nga Ministria e Shendetesise, per perballimin e situates se krijuar nga permbytjet ne Qarkun e Shkodres.
Ilacet
Ne fshatin Obot te komunes Ane e Malit, mjeku Ilir Lacej, ka shperndare vete ilacet me rimbursim tek banoret e permbytur, duke i arritur ata ne shtepite e tyre me varke. Edhe spitalet jane ne gatishmeri te plote per situaten e krijuar nga reshjet e shumta te diteve te fundit. ISKSH do te vijoje te kete gatishmerine maksimale, duke dhene sherbim 24 ore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›