Masakroi te moshuari me sepate, kapet 66-vjecari
Tirane-Identifikohet dhe arrestohet, i dyshuari si autor i vrasjes se 71-vjecari, Shefik Grori, i gjetur i vdekur 4 dite me pare ne fshatin Gror te Tiranes. Pas nje hetimi intenstic dhe provave ne vendngjarje, policia e Tiranes, ka mundur te arrestoje 66-vjecarin, Ferhat Cullhaj, lindur dhe banues ne fshatin Gror te komunes Peze. Sipas policise Cullhaj dyshohet se ka goditur me sepate ne koke 71-vjecarin Grori, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Ngjarja ka ndodhur 4 dite me pare, ne fshatin Gror dhe dyshohet te kete ndodhur per motive pronesie. Shefik Grori, lindur dhe banues ne Tirane, ishte larguar nga banesa e tij qe ne date 25 dhjetor, drejt pronave qe kishte ne fshatin Gror. Por disa dite me pas, ne 4 janar ai eshte gjetur nga disa banore te fshatit, i vrare dhe i masakruar ne trup. Pas arrestimit, autorit te dyshuar te vrasjes, i eshte gjetur edhe mjeti i kryerjes se krimit, sepata. Ai akuzohet per vepren penale te "vrasjes me dashje".