MB: Policët nuk do t’i rikthejnë shpërblimet

Me anë të një reagimi, zëdhënësi, Fatmir Konja, u shpreh se shpërblimet janë dhënë nga fondet rezervë dhe për rrjedhojë nuk janë objekt i vendimit të qeverisë së marrë më 2 korrik.
“Shpërblimet financiare të shpërndara gjatë këtij viti për punonjësit e Policisë së Shtetit janë dhënë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, konkretisht në shumën 205 milionë lekë. Këto shpërblime nuk janë dhënë nga fondi i veçantë, për rrjedhojë nuk janë objekt i këtij vendimi dhe nuk kthehen në buxhetin e shtetit”, sqaroi ai.
“Pagesa e orëve suplementare e kryer për strukturat e Policisë së Shtetit nuk është objekt i kthimit në buxhet sipas VKM nr. 472, datë 02.07.2011, sepse përfshihet në fondin e pagave. Në këtë vendim është parashikuar vetëm që orët suplementare të punës të cilat nuk janë kompensuar me pagë deri më tani, të kompensohen me pushim dhe në pamundësi të kësaj të vijojë mënyra e kompensimit financiar. Çdo pretendim tjetër është i pasaktë dhe jashtë kontekstit sindikalist”, përfundon reagimi. /Start/
2011-07-18 14:19