E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet paketa e re fiskale

Në thelb të ndryshimeve të bërë janë heqja e doganës për automjetet, rritja e akcizës për karburantet, ulja e akcizës për birrën dhe heqja e tarifës doganore 10 për qind për veshjet. Zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj, deklaroi para deputetëve, se ndryshimet e bëra në ligjin "Për taksat kombëtare", që përfshijnë mënyrën e pagesës së taksës doganore për makinat e importuara, synojnë zhbllokimin e tregut të brendshëm të shitjes së automjeteve të përdorura.

"Taksa që një qytetar do paguajë për qarkullim dhe regjistrim do të varet nga sa ai e përdor automjetin e tij dhe jo si më parë, kur taksa ishte e njëllojtë si për qytetarë, që e përdornin rrallë automjetin e tyre, ashtu edhe për ata që e përdornin shpesh atë", tha ai.

Zëvendësministri i Financave, duke u ndalur në ndryshimet në ligjin "Për akcizat", tha se ato synojnë uljen e barrës fiskale në sektorin e prodhimit të birrës në vend. Komisioni miratoi gjithashtu edhe heqjen e tarifës së importit prej 10 % për industrinë e konfeksioneve në vend. Zv/ministri Rrushaj deklaroi se vendimi synon zgjerimin më tej të kësaj industrie. Me ndryshimet e ligjit për akcizat-u shpreh Rrushaj-çmimet e veshjeve të gatshme në tregun e brendshëm pritet të ulen.

Zerimi i tarifës doganore nga 10 për qind, që është aktualisht, do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë se minimalisht çmimet e veshjeve në tregun e brendshëm pritet të ulen me 12 për qind, duke përfshirë dhe efektin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Po ashtu, ndryshimet parashikojne edhe heqjen e tarifës doganore për lendët e para të industrisë së fasoneve. /Start/

                                                                                             2011-07-18 14:35
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›