E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB, Ramës: Tërhiq formularin për Adresarin e ri, shkel privatësinë e qytetarëve

Tiranë, 3 korrik, NOA - Ministria e Brendshme i është drejtuar me një shkresë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për verifikimin e statusit të të dhënave, të kërkuara në formularin e Adresarit të shpallur një javë më parë nga kryebashkiaku Edi Rama.

Ministria e Brendshme bën të ditur se Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nënvizoi në dërgesën e tij se nga ana e Bashkisë së qytetit Tiranë janë anashkaluar kërkesat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, kërkesat e nenit 35 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5 të Direktivës 95/46 të KE dhe Parlamentit Europian, në të cilin shprehimisht thuhet se të dhënat personale duhet të jenë të favorshme, koherente në lidhje me temën dhe jo të tejkalojnë qëllimin, për të cilin grumbullohen dhe u nënshtrohen përpunimit.

Sipas këtij qëndrimi, që duket qartë që shkel konfidencialitetin e qytetarëve të Tiranës në sistemin e ri të adresave, ministria e Brendshme Ministria i kërkon, kryetarit të bashkisë, Edi Rama që në mënyrë urgjente të tërheqë formularin e shpallur publikisht prej tij dhe të shpërndarë në kundërshtim me ligjin.

Ministria e Brendshme u bën thirrje edhe qytetarëve të Bashkisë së Tiranës të mbrojnë të drejtën për privatësinë e të dhënave të tyre personale, të jenë të kujdesshëm dhe të mos plotësojnë të dhënat e kërkuara nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Sipas MB-së, kërkesat e formularit tejkalojnë dhe anashkalojnë ligjin, duke evidentuar numrin e telefonit fiks dhe celular, sipërfaqen e pronës, të qenurit emigrant ose jo, punësimin dhe arsimimin, profesionin dhe vendin nga vijnë, të qytetarëve të kryeqytetit.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›