MB përgënjeshtron PS-në: Ndërhyrja e qeverisë pas tërmetit, e shpejtë dhe efikase

Ministria e Brendshme ka përgënjeshtruar deklaratën e Partisë Socialiste lidhur me ndërhyrjen e qeverisë ndaj situatës së krijuar nga tërmeti në disa komuna të qarkut të Dibrës. Zëdhënësi i MB-së Fatmir Konja është shprehur në një konferencë për shtyp se Partia Socialiste kujtohet të artikulojë politikisht qëndrimin e saj edhe më vonë sesa qeveria vepron praktikisht në terren në ndihmë të qytetarëve. Sipas tij ndërhyrja e qeverisë menjëherë pas rënies së tërmetit ka qenë e shpejtë dhe efikase duke shtuar se janë ngritur menjëherë dy kampe me çadra në komunat Gjoricë dhe Shupenzë.
Ministria e Brendshme shpreh keqardhjen për shprehjen e qëndrimeve të pabaza dhe informacioneve të pavërteta nga ana e Partisë Socialiste theksoi Konja.
Gjithashtu Konja theksoi se Ministria e Brendshme siguron opinionin publik se qeveria ka vënë dhe do të vërë në dispozicion gjithçka të nevojshme për të riparuar të gjitha pasojat e tërmetit në zonën e Dibrës.