Partizani fiton bindshem ne Tirane, Lushnja ngjitet ne krye
Lushnja fitoi ne shtepi me rezultatin e paster, 2-0 me Aden duke marre frenat e kampionatit te Kategorise se Pare. Lushnja, qe ra ne Kategorine e Pare pretendon ngjitjen, duke e nisur mjaft mire edicionin. "Lagunaret" kryesojne me shtate pike kampionatin per momentin por kane nje ndeshje me shume se Bylisi, qe ka gjashte pike, aq sa edhe Partizani. Te kuqte shenuan fitoren e dyte dhe me te thellen e arritur ne tre javet e para, duke konfirmuar se do te jene pretendente per t'u ngjitur serish ne nje kategori me lart. Partizani fitoi bindshem 3-1 me Sopotin, ndeshje qe u zhvillua ne "Selman Stermasi", ne prani edhe te presidentit, Albert Xhani. Ekipi i Zhupes e dominoi ndeshjen dhe siguroi maksimumin e pikeve, brenda 45 minutave loje. Mbrojtes Sheta zhbllokoi rezultatin e ndeshjes, ne '28 dhe Skerdi Bejzade pak minuta me vone dyfishoi shifrat per te kuqte. Loja e Partizani vijoi me te njejtin vrull pas shenimit te golit te dyte, kur ne nje hark kohor prej 10 minutave loje Karapici shenoi edhe golin e trete. Sopoti shkurtoi diferencen e golave ne pjesen e dyte, me ane te Marildo Lezit. Ne "Ruzhdi Bizhuta" te Elbasanit, derbi ndaj Turbines se Cerrikut eshte mbyllur me fitoren minimale te vendasve. Elbasani dominoi lojen, por nuk shenoi me shume se nje gol. Per djemte e trajnerit Filja golin e vetem e shenoi Raboshta ne pjesen e pare te lojes. Nje tjeter skuader pretendente per t'u ngjitur ne Superiore, Bylisi eshte ndalur ne Burrel, me rezultat, 1-0. Autori i golit te Bylisit ishte Rada. Burreli mbeti me 10 lojtare, pasi futbollisti qe shenoi golin e fitores doli me karton te kuq ne fund te ndeshjes, por gjithsesi burrelasit siguruan maksimumin e pikeve, duke i shkaktuar njekohesisht humbjen e pare Bylisit. Gramshi dhe Beselidhja si dhe Fqinjet mes Memaliajt dhe Luftetarit jane ndare ne barazim, me te njejtin rezultat, 1-1.
Kategoria e Pare
Java III
Lushnja-Ada 2-0
Elbasani-Turbina 1-0
Memaliaj-Luftetari 1-1
Burreli-Bylis 1-0
Gramshi-Beselidhja 1-1
Partizani-Sopoti 3-1
Skrapari-Bilisht S 1-0
Neser
Pogradeci-Kamza (Korce)
Kategoria e Pare
Java III
Lushnja-Ada 2-0
Elbasani-Turbina 1-0
Memaliaj-Luftetari 1-1
Burreli-Bylis 1-0
Gramshi-Beselidhja 1-1
Partizani-Sopoti 3-1
Skrapari-Bilisht S 1-0
Neser
Pogradeci-Kamza (Korce)