Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti

Një javë pas tërmetit të fuqishëm që goditi qarkun e Dibrës, mbremjen e së shtunës janë ndier sërish lëkundjet të tjera sizmike. Lëkundjet sizmike përveç se në Tiranë janë ndjerë edhe në qytete të tjera si Burrel, Fush Krujë dhe Dibër. Sipas institutit sizmiologjik NGA, lëkundjet sizmike kanë qenë mbi 4 ballë të shkallës rihter dhe epiqendra e tyre ka qënë në fshatin Ostren nq qarkun e Dibrës. Specilisti në institutin sizmiologjik Llambro Duni është shprehur se këto goditje janë normale dhe se janë pjesë e goditjeve të tërmetit të së dielës të ndodhura në Dibër. Duni gjithashtu ka theksuar se goditjet do të vazhdojnë por me intesitet më të ulët deri në shuarje.