E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagime negative per protokollin

Arton Konushevci

Pas nenshkrimit te marreveshjes EULEX-Serbi, perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves kane reaguar, duke ritheksuar pozicionin e Prishtines zyrtare se Republika e Kosoves nuk eshte pale ne aranzhimet teknike ndermjet EULEX-it dhe Ministrise se Brendshme te Serbise, per bashkepunim ne fushen e policise. "Qendrimi i presidentit eshte ai i perhershmi dhe ky qendrim eshte bere i ditur per opinionin gjate gjithe kesaj kohe". "Presidenti bashke me kryeministrin, serish kane pohuar se Republika e Kosoves nuk eshte pale ne aranzhimet teknike midis EULEX-it dhe Ministrise se Brendshme te Republikes se Serbise per bashkepunim ne fushen e policise", thote zedhenesi i Presidences, Xhavit Beqiri.

Nga ana tjeter, edhe partite opozitare e kane kritikuar Qeverine dhe Presidencen e vendit per lejimin e nje marreveshjeje te tille ndermjet EULEX-it dhe Qeverise se Republikes se Serbise. Nenkryetari i AAK-se, Ahmet Isufi, vlereson se kjo gjendje e krijuar me nenshkrimin e protokollit, eshte nje dobesi e institucioneve dhe, sipas tij, kjo marreveshje do te kete edhe pasoja per vendin. "Ky nenshkrim i marreveshjes ka sjelle pasojat e njohura dhe eshte dobesi per institucionet e vendit, te cilat ne vend qe te ndermarrin iniciative per te ofruar nenshkrim te protokollit me vendet fqinje, po i lejohet qe EULEX-i te luaje sikur dikur rolin qe e ka luajtur UNMIK-u, e qe ka qene ne nje administrim nderkombetar Kosova. Prandaj, nje neglizhence e tille ka shkaktuar edhe demin, edhe ne aspektin e perfaqesimit te Kosoves dhe funksionimit te institucioneve te saj", thote Isufi. Ai pohon se kreret me te larte te vendit nuk po e tregojne te verteten per qytetaret e Kosoves. Ai, madje, thekson se imazhi i Kosoves po demtohet cdo dite e me shume, sepse, sic shprehet ai, te tjeret po vendosin per Kosoven. "Presidenti dhe kryeministri nuk po i tregojne te verteten qytetareve te Kosoves dhe po lejojne qe vendimet, te cilat ndermerren nga te tjeret, te ndikojne ne pasoja per Kosoven". Per Isufin, "kjo menyre e sjelljes po e demton imazhin e Kosoves, sepse po lejohet qe te tjeret te marrin iniciativa sic ka ndodhur me gjashte-pikeshin; edhe ky element eshte vazhdimesi e permbushjes se Planit 6-pikesh". "Pasojat jane ne shume aspekte. Aspekti i pare eshte dobesimi i institucioneve te Kosoves ne nje vend te pavarur dhe sovran", shpjegon Isufi.

Lideri i levizjes "Vetevendosje!", Albin Kurti, i cili deri me tash e ka kundershtuar ashper nenshkrimin e protokollit per policine ndermjet EULEX-it dhe shtetit serb, thote se permes ketij protokolli po zbatohet plani 6-pikesh i OKB-se per rikonfigurimin e pranise nderkombetare ne Kosove. Kurti shpreh bindjen se kundershtimi i Prishtines zyrtare eshte vetem formal. "Nga ky protokoll per bashkepunim policor ne mes te EULEX-it dhe Serbise, Serbia perfiton ne menyre te trefishte". "E para, fiton informata te vlefshme te natyres policore nga Kosova nepermjet EULEX-it; e dyta, e trashe lidhjen e varesise se Kosoves nga Serbia, nepermjet sforcimit te Rezolutes 1244 dhe zbatimit te gjashte-pikeshit; dhe, e treta, e largon kushtin e pare dhe me te rendesishmin per liberalizimin e vizave", thote Kurti.

Zedhenesi i Presidences, Beqiri, nga ana e tij rithekson se si presidenti, ashtu edhe kryeministri, qe nga fillimi kane qene shume te hapur rreth kesaj ceshtjeje. "Qofte presidenti, por edhe kryeministri kane qene shume transparente dhe te hapur me kete ceshtje. Kane kundershtuar te ashtuquajturin protokoll qe ne fillimet e tij dhe kane mbajtur kete qendrim ne menyre konsekuente. Edhe deklarata e djeshme e presidentit dhe kryeministrit e deshmon kete". "Por, duhet te ritheksojme se institucionet e Republikes se Kosoves ripohojne se ky kundershtim i protokollit ne asnje menyre nuk do ta zbehe perkushtimin e institucioneve te Kosoves per ta luftuar krimin e organizuar", thekson Beqiri.

Perderisa kundershtimet e Prishtines ndaj ketij protokolli, tashme, jane shprehur hapur, EULEX-i konfirmon angazhimet edhe per dy marreveshje te tjera me Serbine. Nderkohe, presidenti dhe kryeministri, pas nje takimi dite me pare me kreret e misioneve nderkombetare, e paten quajtur te mbyllur ceshtjen e protokollit EULEX-Serbi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›