Rama merr keshilltarin e Obames Qamil Xhani
Aksioni politik dhe idete e Partise Socialiste kane pasur gjithmone nje stil qe vjen nga modelet e fushatave politike ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Vec vendimeve te strukturave dhe forumeve te partise kryetari i selise roze merr dhe mendimet e nje keshilltari nga SHBA per aksionet politike. Kevin Lampe eshte njeriu qe prej disa kohesh kujdeset per strategjite dhe levizjet politike te opozites shqiptare. Burime nga Sekretariati per Marredheniet Nderkombetare bene te ditur per gazeten se Lampe eshte perfaqesues i nje agjencie te marketingu Kurth Lampe qe mund te kontraktohet nga Partia Socialiste edhe per fushaten e radhes elektorale. Nderkohe qe dhe pse nuk ka nje kontrate mes kompanise qe Lampe perfaqeson dhe opozites shqiptare keshillat dhe idete per levizjet politike te opozites nuk kane munguar ne menyre private. Ka pasur gjithmone dyshime se levizjet politike te kryetarit te Partise Socialiste me shume se vendime te forumeve partiake kane qene keshilla dhe ide te servirura nga njerez qe njohin shume mire fushen e marredhenieve me publikun. Greva e urise me cadra para Kryeministrise dalja e deputeteve para Kuvendit me goje te mbyllura me shami te zeza si forme proteste per lirine e fjales jane disa prej ideve qe jane servirur nga ana e keshilltarit amerikan te opozites.
Keshillimi
Fusha kryesore ne te cilen shtrin aktivitetin Lampe ka te beje me keshillimin per fushatat elektorale. Pritet qe ne zgjedhjet e ardhshme ai dhe kompania e tij te jene mbeshtetesit kryesore per fushaten elektorale te opozites. Nderkohe qe burime nga selia roze bejne te ditur qe ne muajin nentor Lampe pritet te zhvilloje dhe nje vizite ne Tirane ku do te kete kontakte te drejtperdrejta me drejtuesit e Partise Socialiste dhe opozites ne vend. Kevin Lampe eshte zevendesdrejtor i kompanise se keshillimit politik me qender ne Cikago Kuth Lampe. Bazat kryesore te sherbimeve qe ofron kompania jane marredheniet me publikun komunikimi ne kushtet e krizave lobim menaxhim keshilla politike asistence juridike per ceshtjet gjyqesore trajnim mediatik si dhe ceshtje te tjera qe kane te bejne me imazhin e nje force politike ne nje fushate elektorale.
Kush eshte Kevin Lampe
50-vjecari Kevin Lampe eshte nje emer i njohur ne fushen e marketingut politik. Ai jeton ne Cikago dhe eshte zevendespresident i studios se strategjive te komunikimit Kuthe Lampe. Ne jeteshkrimin e tij profesional Lampe numeron nje sere aktivitetesh keshilluese prane njerezve te njohur. Lista nis me mbeshtetjen e fushates se ish zevendespresidentit Al Gor ne SHBA me pas vijne nje sere personalitetesh ne vende te ndryshme te botes si ambasadore kongresmene dhe senatore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ndersa pika me e larte e karrieres se tij ka te beje me mbeshtetjen gjate fushates presidenciale te Presidentit amerikan Barak Obama. Vec aktivitetit te firmes ku ai bene pjese ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes Lampe ka mbeshtetur fushatat politike te mjaft politikaneve ne Kosove Ugande Belgjik Suedi Angli Norvegji Mali dhe ne Maqedoni. Kompania Kurth Lampe ka dhe nje zyre ne Kosove nga e cila menaxhon dhe kontaktet me rajonin.
Izraelitet
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama eshte nje prej politikaneve te pare ne vend qe ne betejat elektorale ka pasur gjithmone keshilltare te huaj. Qe nga kandidimi i pare per ne bashkine e Tiranes ku prane tij ishte Irvin Bregovic dhe deri ne fushaten e fundit elektorale ku eksperti Arthur J. Finkelstein ka qene nje prej kuratoreve kryesore te imazhit dhe levizjes politike te Rames.