E Shtunë, 7 Nëntor 2026

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin antidrogë të koduar “Baza”, në vijim të aksioneve për goditjen e grupeve kriminale që merren me shitjen e lëndëve narkotike.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi G. D., ndërsa u shpallën në kërkim A. A. dhe D. A..

Sipas policisë, tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike, të cilat i mbanin të fshehura në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, me qëllim shitjen.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 1 kilogram e 32 gram kokainë, 377 gram cannabis sativa, 13 tableta MDMA, si dhe një automjet tip Mazda.

Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›