E Shtunë, 31 Tetor 2026

MEGA: PBDNJ manipuloi zgjedhjet në Finiq

Kreu i MEGA-s pretendon se qëllimi i këtyre dy partive ishte tjetërsimi dhe ndryshimi i votës së lirë të banorëve.

Rinumërimi dy ditëve më parë i votave në KQZ për këtë komunë solli edhe fitoren e kësaj force politike, ku sipas rezultatit të KQZ-së, kandidati i MEGA-s, Ziso Lluci fitoi me pesë vota ndaj përfaqësuesit të PBDNJ-së, Sokrat Spiro.

“Tashmë u vërtetuan manipulimet. Ne më herët evidentuam gjatë procesit se 4 komisionerë të PS në KZAZ Nr.64 Delvinë, në mënyrë të qëllimshme deformuan vullnetin e popullit dhe banorëve të Finiqit, duke nxjerrë fillimisht me një votë fitues kandidatin e PBDNJ–së, më pas kontestimi dhe e drejta bëri që KQZ-ja të legjitimojë rezultatin përfundimtar me fitues Ziso Llucin”, u shpreh Kiço.

Më tej, në deklaratën e tij ai është ndalur në çështjen e regjistrimit të popullsisë, duke u shprehur se ky është një proces i rëndësishëm për gjithë shqiptarët, pavarësisht kombësive të ndryshme. /Start/

                                                                                             2011-08-07 09:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›