Minatorët vazhdojnë grevën, asnjë zgjidhje

Në horizont nuk duket asnjë marrëveshje mes minatorëve dhe firmës austriake ACR, megjithëse sot po bëhen dy javë nga greva e urisë.
Në minierë është shtuar lagështira, ndërkohë që minatorët rrezikohen edhe nga rrëshqitjet e argjinaturave. Një rrezik tjetër është edhe rritja e nivelit të ujit si pasojë e mos vendosjes në punë të pompave.
Mbrëmë raportohet se 3 prej tyre kanë shfaqur shenja të një gjendjeje të rënduar shëndetësore. Tre minatorët nuk kanë pranuar të largohen nga miniera, por kanë marrë serum brenda galerisë.
Drejtuesit e Konfederatës së Sindikatave radikalizuan dje kërkesat e tyre, duke kërkuar largimin e firmës austriake. Këta të fundit thonë se në bisedime do të ulen vetëm me minatorët, dhe jo me përfaqësuesit e sindikatave, që sipas tyre, kanë qëllime personale. /Start/
2011-08-07 09:40