Siri, forcat qeveritare vrasin 22 demonstrues

06-08-2011 / Gazeta 55
SHBA dhe BE, thirrje për qetësi – kritika regjimit të Bashar Al-Assad
Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri, kanë deklaruar se forcat qeveritare kanë vrarë të paktën 22 persona në një protestë të organizuar dje kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Aktivistët, kanë bërë të ditur se forcat qeveritare ka hapur zjarr mbi demonstruesit e paarmatosur dhe kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Liderët nga Shtetet e Bashkuara, dhe Evropa kanë rritur përpjekjet që synojnë dhënien fund të dhunës ndaj protestuesve në Siri.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka akuzuar regjimin e Assadit për vrasjen e më shumë se 2.000 personave.