MERKEL DHE "XHEK LONDON" I MARTIN IDENIT
Cilido që dëgjon apo lexon një titull të tillë, me të drejtë mund të pyesë se ç‘lidhje ka Angela Merkel me Xhek Londonin dhe me Martin Idenin. Asnjë lidhje. Po e them që në fillim: as edhe një lidhje. E vetmja gjë që i bashkon është koha ose kronika, apo ora. Ato u prodhuan si lajme në të njëjtën kohë, pra thuajse në të njëjtën ditë, për të qenë më afër së vërtetës, u lindën në një javë. Konkretisht, emri i Angela Merkelit rierdhi edhe njëherë në vetëdijen dhe në imazhin tonë kolektiv për shkak se kancelarja u rivotua edhe për një mandat të dytë të dielën më 27 nëntor, ndërsa emrat apo togfjalëshi "Xhek Londoni"-i i Martin Idenit u përdorën për të ilustruar "formimin me gropa" të brezit të ri në fund të diktaturës. Më shkoqur, ky togfjalësh u përdor nga një gazetar shumë i njohur shqiptar në një artikull të një të përditshmeje shqiptare, pikërisht ditën e hënë kur mediat botërore merreshin edhe me Angela Merkelin.
Këto dy ngjarje edhe mund edhe nuk mund të bashkëshoqërohen, megjithatë le të ecim më tej. Në këtë artikull, gazetari i njohur, me shumë të drejtë protestonte ashpër kundër tekstit të "Historia 12" dhe, në mes të analizës, për të ilustruar idenë se formimi i tij dhe i shumë kolegëve të tij në fund të viteve ‘90 ishte "me gropa", ai thotë se ky formim pak a shumë niste e mbaronte me "Xhek Londonin" e Martin Idenit. Por, vini re me kujdes! Në këtë formulim ka një pasaktësi ose për të qenë pak më "modernë", le të themi se ka një lapsus. Gazetari i njohur, në vend që të shkruante "Martin Iden"-i i Xhek Londonit, pra titullin e librit në fillim dhe autorin pas tij, gabimisht, në nxitim e sipër ka shkruar të kundërtën, pra ka shkruar "Xhek Londoni" i Martin Idenit. Fraza korrekte duhej të ishte "Martin Iden"-i i Xhek Londonit dhe jo "Xhek London"-i i Martin Idenit. Kur këtë "lapsus" ma tha një kolegu im, e mirëkuptuam të dy se ashtu duhet të ishte, thjesht një gabim njerëzor, sepse gazetari i njohur natyrisht e di që Xhek Londoni e ka shkruar romanin me titullin "Martin Iden", i cili, për hir të së vërtetës, është përkthyer shumë bukur në shqip nga prof. Shaban Demiraj.
Por kjo dhe pikëpamjet komuniste të Londonit janë një histori tjetër. Pra, askush nuk e vë në dyshim këtë, megjithëse ishte një lapsus që mund të ishte shmangur edhe nga redaksia, por deri këtu nuk ka as edhe një gjë që nuk shkon. Meqenëse gazetari i njohur drejton edhe një emision shumë të njohur gjithashtu, në edicionin e lajmeve të këtij stacioni ku gazetari i njohur drejton atë emision, ai ishte ftuar si specialist dhe artikulli i tij merrej në këtë edicion lajmesh si model analize për tekstin e përfolur dhe me gabime. Mirëpo, ajo që nuk duhej të ndodhte, ndodhi edhe aty. Realizuesit e intervistës me gazetarin e njohur, kur ilustruan idetë e tij me artikullin që ai kishte shkruar, në mënyrë fatale zgjodhën pikërisht atë pasazh ku shkruhej "Xhek Londoni" i Martin Idenit, zgjodhën pra pikërisht lapsusin, mungesën e vëmendjes. Të krijohej përshtypja se dikush kërkonte që ta nxirrte sa më shumë në pah këtë lapsus të gazetarit të njohur. Mirëpo, unë edhe si gazetar investigativ që jam, bëra edhe këtë llogari. Shkrimi është shkruar një ditë më parë dhe ka mbërritur në redaksi një natë para se të botohej. Gazeta ka dalë të nesërmen dhe ne që shkruajmë, unë të paktën, e lexoj dhe e rilexoj shkrimin tim, sepse më jep një kënaqësi tjetër shkrimi im në faqe të shtypit.
Në mëngjes ky lapsus nuk është kapur, as nga redaksia, as nga gazetari i njohur. Pse? Lajmet u dhanë në orën 15:30 dhe deri atëherë ky lapsus nuk u kap, madje përkundrazi u ngjiz më shumë mes pamjeve filmike. Mirë, me të drejtë, dikush mund të thotë e ç‘lidhje ka një lapsus i tillë me Angela Merkel? Ndoshta nuk ka as edhe një lidhje, përveç asaj që përmenda në fillim. Por nga bashkëshoqërimi i imazheve, mua më duket se ky lapsus, që për fat të keq i ndodhi një gazetari shumë të njohur shqiptar, tregon se sa të shkujdesur jemi ne shqiptarët dhe se sa të vetësigurt jemi, ndaj le ta lëmë për një çast lapsusin e gazetarit shqiptar dhe le të hidhemi te një imazh tjetër. Unë sa herë që shoh nga afër portretin e Angela Merkelit, tërhiqem sidomos nga sytë, më bëjnë shumë përshtypje sytë e saj që janë të butë, të ëmbël dhe të thellë. Është i vetmi rast kur bluja e syve nuk e bën portretin të ftohtë, por përkundrazi. Kanë një lloj droje sytë e Merkelit, që i bën ata shumë tërheqës dhe atë, femrën më të fuqishme të botës, një femër gati të brishtë, që të duket se nga çasti në çast mund t‘i merret goja.
Në fakt, ajo është një nga gratë më të fuqishme të botës dhe drejton një nga ekonomitë më të fuqishme të Europës, por nuk e shfaq në asnjë rast profilin e saj si drejtuese e Gjermanisë. Ajo është një nga politikanet më të mbyllura, që bën një jetë shumë të thjeshtë, nuk ka karizëm të spikatur dhe flet pak. Meqenëse gjithmonë më ka pëlqyer portreti i kësaj gruaje, nis e shfletoj në internet për jetën e saj. Jam rritur në një shtet të keq, por në një natyrë të mrekullueshme, thotë ajo, në veri të Gjermanisë, në brigjet Baltike. Vajzë e një pastori dhe më e madhja e tre fëmijëve, e parapëlqyera e Helmut Kolit, ajo nuk ka dëshirë të shfaqet, të duket. Siç shkruan revista "Spigel", ajo shpesh përfillet si jo karizmatike dhe një oratore e ngurtë. E shkëlqyer në matematikë, ajo zgjedh fizikën dhe e mbron temën e diplomës në mekanikën kuantike. Ky formim e ka bërë atë hiperpragmatike. "Në shkencë e vërteta është e matshme", pati deklaruar njëherë ajo. Burri i saj i parë quhej Ulrih Merkel. Prej tij ajo ka ruajtur mbiemrin. Burri i saj i dytë me të cilin ajo jeton sot e gjithë ditën quhet Joachim Sauer. Ai është një kimist me emër.
Por media franceze edhe sot kur flet për të kujton një gafë të Presidentit Sarkozi, i cili në një rast i është drejtuar bashkëshortit aktual, pra Joachim Sauer-it me togfjalëshin "Zoti Merkel!" dhe që nga ajo kohë, media franceze, kur do të ironizojë Presidentin e saj, shpesh thotë për bashkëshortin e kancelares gjermane "Joachim Sauer ose zoti Merkel i Sarkozisë". Natyrisht kjo e zotit Sarkozi është një gafë, por mund të jetë edhe një lapsus, si ajo e gazetarit tonë të njohur. Me burrin e dytë ajo ka qenë e lidhur për një kohë të gjatë në fshehtësi, derisa u martuan më 1998. Zonja Merkel nuk ka fëmijë, ndërsa bashkëshorti i saj ka dy fëmijë me gruan e parë. Për natyrën e saj të mbyllur është folur e shkruar shumë. Revista "Spigel" e ka quajtur njëherë "Një sfinks që do të dëshironte të dukej më njerëzore". Mirëpo vini re më tej. Çifti jeton në një apartament prej 90 metrash katrorë në qendër të Gjermanisë dhe apartamenti ruhet vetëm nga dy policë. Çdo fundjavë çifti e kalon në "daçën" private të Merkelit, pra në shtëpinë e prindërve të saj, afër Tremplinit, 80 km në veri të kryeqytetit, atje ku ajo është rritur. Ajo adhuron natyrën dhe pëlqen ecjen në këmbë. Në më të shumtën e rasteve në shtëpi gatuan ajo. Ajo bën listën e produkteve që do të blihen gjatë javës dhe ia jep të shoqit. Megjithëse nuk ka fëmijë, ajo, siç thonë mediat gjermane, ka buzëqeshje të përkryer prej nëne që e ka ndihmuar Gjermaninë të jetë më e bashkuar dhe zemrat gjermane më të ngrohta. Mediat gjermane thonë se ajo ka trashëguar nga kultura e jetës në Gjermaninë Lindore karakterin e mbyllur, që do të thotë se ajo nuk e thotë kurrë atë që mendon, por atë që duhet.
Ajo është treguar e prerë me Papën Benedikt XVI, atëherë kur i kërkoi atij të distancohet nga teoritë negocioniste të një peshkopi integrist. Sa u takon të drejtave të njeriut, ajo nuk ka hezituar të presë Dalai Lamën dhe t‘u thotë në sy rusëve katër të vërteta të hidhura të shkeljes së të drejtave të njeriut. Dhe diçka në fund. Në një intervistë, e pyetur për flokët dhe për parukieren, ajo është përgjigjur: "Unë kam një stil shumë pragmatik: krehja e flokëve duhet të mbajë 12 orë, sepse unë nuk kam kohë që t‘i kreh flokët njëherë në dy orë". Sa për veshjen, ju e kini parë, thotë ajo, që kam zgjedhur një rrobaqepës normal. Në shtëpi rri me xhinse dhe me një bluzë". Ajo, thonë mediat, mund të jetë nga të rrallat politikane të larta që përdor ende vetë lavatriçen. Kaq. Se si mund të na duken pas këtij rrëfimi politikanët tanë, poltikanet apo familjarët e tyre, këtë po ua lë juve të dashur lexues që ta merrni vetë me mend. Por për të mos u dukur shumë provincialë në adhurimin ndaj kancelares gjermane, do të shtoj edhe diçka tjetër. Pas kësaj natyre të mbyllur, thonë mediat gjermane, gjithashtu fshihet etja për pushtet. Dhe falë pragmatizmit të saj të thellë, ajo kur u akuzua për shpërdorim fondesh, mentori i saj Helmut Kohl nuk ngurroi ta hidhte tej atë.
Tani do të rikthehem edhe njëherë në argumentin e fillimit. Kini parë se me çfarë zemërimi dhe me çfarë emocioni është pritur qoftë Enciklopedia Maqedonase, qoftë Historia 12? Po mirë, aty vetëm fjalë janë shkruar. E vërteta nuk ka ndryshuar. Vijmë te një koncept që sot diskutohet shumë dhe i përket fushës së komunikimit. Fjalët thonë se teoricienët e kësaj fushe nuk janë thjesht shenja bosh as grumbuj tingujsh. Ata janë lokomotiva të rënda që tërheqin e çojnë nga një folës në një tjetër histori të tëra, kultura, mënyra të të menduari. Kur ti thua një fjalë apo një fjali, ti nuk ke shqiptuar një grumbull tingujsh e kaq, por ke derdhur mbi vetëdijen e bashkëbiseduesit tënd një mal, një tren të tërë që mban një ngarkesë shekullore. Çdo brez shtie ngarkesën e tij në kuptimin e një fjale, si dhe përpunon mënyrën e tij të të menduarit, atë që Roland Bart e quante mitologji. Ndaj lapsusi i gazetarit të njohur mund të bëhet edhe një metaforë për stilin tonë të shpërdorimit të fjalës, ashtu sikundër stili i mbyllur, i vetëpërmbajtur i kancelares gjermane është tregues i një kulture që e respekton fjalën, ndërsa në rastin e Historisë 12 apo të Enciklopedisë Maqedonase, autorët janë përpjekur që të shkarkojnë ngarkesën dhe ta zëvendësojnë atë me një ngarkesë tjetër dhe i destinuari, pritësi i mesazhit, me të drejtë kërkon të marrë ngarkesën e saktë jo atë të gjymtuarën. Ndaj fjala është një entitet kompleks dhe shumë i rëndësishëm. Ndaj, për të, sidomos shqiptarët, kanë edhe shumë fjalë të urta, ndoshta ngaqë në rrjedhë të historisë ngarkesa e saj është dëmtuar e shkatërruar nga lloj-lloj cubash.