Gjykata e Lartë: Vendimi që pushoi çështjen "Mediu"
Gjykata e Lartë ka zbardhur pas 17 ditësh vendimin e pushimit të çështjes ndaj deputetit Fatmir Mediu. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka qenë i dyzuar në lidhje me këtë vendim, pasi ish-ministri i Mbrojtjes, i marrë i pandehur për tragjedinë e Gërdecit, ka fituar vetëm me një votë. Votimi ka dalë tre me dy, ndërsa në favor të Mediut kanë votuar gjyqtarët Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea. Vendimi i shumicës argumenton se i pandehuri, i sjellë për gjykim nga prokuroria, pas zgjedhjeve të qershorit të këtij viti, ka fituar mandatin e deputetit dhe njëkohësisht edhe imunitetin, çka e pengon prokurorinë dhe gjykatën të hetojnë dhe gjykojnë këtë person, pa marrë më parë "leje" nga Parlamenti. Vendimi i firmosur nga vetëm tre gjyqtarë parashtron se heqja e imunitetit në legjislaturën e kaluar nuk mund t‘i shtrijë efektet te Parlamenti i ri, dhe përderisa Parlamenti nuk ka votuar heqjen e imunitetit atëherë çështja duhet të pushohet.
VENDIMI NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Gjykata e Lartë, në datën 14.09.2009 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale të juridiksionit fillestar Nr.6 datë 13.03.2009 me:
KËRKUES:
Prokuroria e Përgjithshme, e përfaqësuar nga prokurorët Sokol Stojani, Arqilea Koça, Kujtim Luli, Alfred Progonati e Arben Dollapaj, me autorizimin Nr.781/565 dt.04.05.2009.
I PANDEHUR:
1. Fatmir Mediu, gjykuar në mungesë, i mbrojtur nga av.Ardian Visha e Petrit Serjani. I akuzuar në bazë të N.248-25 K.P., 70/2 e 2 -25 i K.P.Ushtarak. Përpara fillimit të shqyrtimit gjyqësor, palëve në gjykim iu kërkua nëse kishin kërkesa paraprake dhe nga mbrojtësit e të pandehurit Fatmir Mediu u paraqit një memo datë 09.09.2009, e cila parashtronte faktin se ky i pandehur, prej datës 01.08.2009 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë, rrethanë kjo që për mbrojtjen nuk lejon vazhdimin e procedimit ndaj të mbrojturit prej tyre.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi kërkesat paraprake të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurit Fatmir Mediu, sipas të cilëve fakti që ky i pandehur është zgjedhur deputet në legjislaturen e XVIII të Kuvendit të Shqipërisë nuk lejon vazhdimin e procedimit penal në ngarkim të tij; përfaqësuesit e organit të akuzës, të cilët kërkuan vazhdimin e gjykimit me arsyetimin se Kuvendi i Shqipërisë ka dhënë autorizim për procedim për të pandehurin Fatmir Mediu, dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen:
VËREN
Në datën 13.03.2009, në regjistrin themeltar të Gjykatës së Lartë, është regjistruar çështja penale që i përket procedimit penal Nr.3 i vitit 2008, i Prokurorisë së Përgjithshme, në të cilën ndodhet kërkesa për gjykimin e akuzave penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu etj.
Me vendimin e datës 22.05.2009 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Lartë për gjykimin e akuzave penale në ngarkim të të pandehurve pa imunitet dhe dërgimin e çështjes në ngarkim të tyre për kompetencë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Po sipas këtij vendimi, Kolegji Penal vendosi të vazhdojë gjykimin e të pandehurit Fatmir Mediu nga Gjykata e Lartë për shkakun se ai ishte subjekt i gjykimit të akuzave penale nga ky Kolegj konform dispozitës së nenit 141/1 të Kushtetutës së R. Shqipërisë. Në seancën gjyqësore të datës 14.09.2009, mbrojtësit e të pandehurit Fatmir Mediu pretenduan se prej datës 01.08.2009, i mbrojturi prej tyre është zgjedhur deputet në legjislaturën XVIII të Kuvendit të Shqipërisë, fakt të cilin e provuan duke paraqitur si prova:
-Vërtetim nr. 11 datë 11.09.2009 i Kuvendit të Shqipërisë, sipas të cilit z. Fatmir Mediu është deputet i legjislaturës së XVIII të K. Shqipërisë.
-Vërtetim nr.4095 date 11.09.2009, sipas të cilit me vendimin nr.602 date 01.08.2009, z. Fatmir Mediu është deputet i zgjedhur i subjektit zgjedhor Partia Republikane e Shqipërisë në zonën zgjedhore Qarku Tiranë.
Sipas pretendimeve të mbrojtësve të të pandehurit, mbas zgjedhjes së të pandehurit Fatmir Mediu deputet, organi i prokurorisë nuk ka paraqitur kërkesë për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu dhe nga ana e Kuvendit nuk është lëshuar autorizim për të lejuar ndjekjen penale ndaj të pandehurit Fatmir Mediu, pasi ai ka marrë mandatin e deputetit. Përfaqësuesit e organit të akuzës, lidhur me këtë kërkesë paraprake të paraqitur nga mbrojtësit e të pandehurit, pretenduan se rrethana e re e paraqitur prej tyre, pra fakti që i pandehuri Fatmir Mediu është zgjedhur deputet i legjislaturës së XVIII të Kuvendit të Shqipërisë nuk përbën asnjë pengesë për gjykatën që të vazhdojë gjykimin e çështjes në ngarkim të tij. Këtë ata e bazojnë në faktin se me shkresën nr.185 datë 16.06.2008 të Kuvendit të Shqipërisë është dhënë autorizim për ndjekjen penale të të pandehurit Fatmir Mediu.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se zgjedhja e të pandehurit Fatmir Mediu, deputet i Kuvendit të Shqipërisë në datën 01.08.2009 dhe mungesa e një autorizimi për procedim të Kuvendit të Shqipërisë për këtë person pas mandatimit si deputet, është një prej rrethanave ligjore të parashikuara nga neni 290/1-e të K.Pr.Penale, në bazë të të cilit ndjekja penale e filluar në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu nuk mund të vazhdojë.
Rezulton se mbi bazën e kërkesës së organit të akuzës, Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin nr.185, datë 16.06.2008 ka vendosur: "Dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Fatmir Mediu, kërkuar nga Prokurori i Përgjithshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë".
Pas marrjes së këtij autorizimi si detyrim procedural që buron nga përmbajtja e nenit 288 të K.Pr.Penale, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme Fatmir Mediu është marrë si i pandehur dhe në përfundim të hetimit ai është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë, pasi ishte një prej subjekteve, që në zbatim të kërkesave të nenit 75/b-2 të K.Pr.Penale, gjykohet prej Gjykatës së Lartë si shkallë e parë. Gjykata e Lartë, pasi konstatoi se nuk kishte pengesë ligjore për të gjykuar të pandehurin Fatmir Mediu, gjykim i cili është vazhdim i ndjekjes penale të filluar nga organi i akuzës dhe të lejuar nga Kuvendi i Shqipërisë me autorizimin e dhënë në datën 16.06.2008, filloi procedurat e shqyrtimit gjyqësor të çështjes. Në seancën gjyqësore të datës 14.09.2009, pasi nga mbrojtësit e të pandehurit u paraqitën prova sipas të cilave i pandehuri Fatmir Mediu, pas datës 01.08.2009 ka marrë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arriti në përfundimin se kjo rrethanë e re është ndalim për këtë Kolegj që të vazhdojë ndjekjen penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu. Ky ndalim, para së gjithash, rrjedh nga përmbajtja e dispozitës së nenit 73/2 të Kushtetutës së Shqipërisë ku në mënyrë të shprehur parashikohet se: "Deputeti nuk mund të ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kërkohet edhe në rastin kur ai do të arrestohet".
Sipas kësaj dispozite kushtetuese, një person nuk mund të ndiqet penalisht nëse ai provon ekzistencën e dy kushteve. Së pari, që ai është i zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe së dyti, që Kuvendi nuk ka lëshuar autorizim për ndjekjen penale të tij.
Në vështrim të nenit 73 të Kushtetutës Kolegji Penal vlerëson se deputetët marrin një mandat politik dhe ushtrojnë funksionin e tyre, brenda afatit ligjor. Me mandatin e deputetit ka lidhje edhe statusi i tij. Element i rëndësishëm i këtij statusi, ndër të tjera, është imuniteti parlamentar që përfshin papërgjegjshmërinë penale dhe paprekshmërinë penale të deputetit. E para ka të bëjë me papërgjegjshmërinë parlamentare, pra lidhur me veprimtarinë e tij si anëtar i Kuvendit, në ushtrim të funksionit të tij, ndërsa paprekshmëria penale ka të bëjë me paprekshmërinë parlamentare.
Për rastin në shqyrtim kemi të bëjmë me institutin e imunitetit në lidhje me paprekshmërinë parlamentare (ose paprekshmërinë penale), që është një aspekt i institutit të imunitetit parlamentar. Imuniteti është një institucion i vendosur për të siguruar ushtrimin e lirë të mandatit parlamentar dhe synon të parandalojë që kundër deputetit të bëhet ndjekje penale apo arrestim pa autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Paprekshmëria, si tipar i qenësishëm i imunitetit parlamentar, është parashikuar në nenin 73/2 e 3 të Kushtetutës.
Gjithashtu, në kuptim të neneve 65, 71 dhe 73 të Kushtetutës, autorizimi i dhënë nga Kuvendi për ushtrimin e ndjekjes penale ka efekte brenda mandatit të legjislaturës përkatëse të Kuvendit. Kjo dhe për arsye se me mbarimin e mandatit të Kuvendit (Neni 65.3 i Kushtetutës) sipas germës "ç" të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës mbaron edhe mandati i deputetit. Në këtë kuptim mandati i deputetit Fatmir Mediu ka mbaruar dhe për rrjedhojë edhe autorizimit të dhënë nga Legjislatura XVII e Kuvendit i kanë shteruar efektet juridike.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, nga provat e administruara në seancën gjyqësore të datës 14.09.2009, konstaton se ndjekja penale ndaj të pandehurit Fatmir Mediu nuk mund të vazhdojë. Ai prej datës 1.8.2009 është zgjedhur deputet dhe pasi ka marrë këtë mandat kushtetues, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka lëshuar autorizim për ndjekjen e tij penale.
Autorizimi që ndodhet në dosjen hetimore mban datën 16.06.2008 dhe është i lëshuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në Legjislaturën e XVII të tij, ndërkohë që i pandehuri Fatmir Mediu është deputet i Legjislaturës së XVIII të Kuvendit të Shqipërisë. Do të ishte antikushtetues vazhdimi i procedimit penal ndaj të pandehurit Fatmir Mediu me pretendimin se autorizimi i datës 16.06.2008 vlen edhe mbas datës 1.8.2009, pasi me këtë arsyetim do të pranonim faktin se mandatin e deputetit ky i pandehur e ka fituar pa imunitet parlamentar.
Natyrisht, ky mandat nuk mund të ishte i pjesshëm, sepse imuniteti i deputetit të sapo zgjedhur është element përbërës i statusit të tij dhe mund të hiqet vetëm në seancë plenare te Kuvendit dhe me një procedurë të caktuar posaçërisht në rregulloren e Kuvendit.
Përforcimi kushtetues i mandatit të deputetit me një imunitet kundër ndjekjes penale, është një akt sovran, të cilin zgjedhësit e kanë parasysh kur votojnë një kandidat për deputet. Në ushtrimin e kësaj prerogative politike zgjedhësit nuk mund të kufizohen nga një akt i Kuvendit të mëparshëm, sepse imuniteti i hequr nuk ndalon as rikandidimin e as zgjedhjen si deputet të personit, të cilit i është hequr më parë imuniteti. Kjo është një nga rrjedhojat e rëndësishme të mbrojtjes politiko-kushtetuese të deputetit, që e dallon atë nga shtetasit e zakonshëm. Akti i zgjedhjes dhe konfirmimi i mandatit të deputetit nga Kuvendi i sapozgjedhur në seancën e tij të konstituimit është një akt i plotë dhe as në teorinë e as në praktikën kushtetuese nuk njihen raste që ky akt të jetë i privuar nga elementet e tij thelbësore, siç është ndër të tjera imuniteti kundër ndjekjes dhe procedimit penal. E kundërta do ta bënte këtë akt të pavlefshëm nga pikëpamja kushtetuese dhe do t‘i hapte rrugën ndjekjes penale kundër deputetëve në kundërshtim me dispozitat Kushtetuese (N.73/2) dhe ato të K.Pr.Penale (N.288), duke i zhvleftësuar këto me qëllimin për të cilin janë parashikuar të veprojnë.
Organi i akuzës nuk mund të mbështetet në kërkimin e vazhdimit të gjykimit kundër të pandehurit mbi bazën e një autorizimi të lëshuar nga Kuvendi i mëparshëm, sepse ky autorizim për nga vetë natyra e tij është i kufizuar në kohë. Ky autorizim bie dhe zhvishet nga efektet jo vetëm për shkak panevojshmërie kur gjykata jep vendim themeli, por edhe kur i pandehuri gjatë gjykimit rifiton një mandat të rregullt parlamentar. Për shkak se imuniteti është garanci e Kuvendit si institucion dhe jo e deputetit të tij, vazhdimi i gjykimit kundër të pandehurit do të cenonte vetë integritetin e Kuvendit, i cili është vetë ai që mund të vendosë për heqjen e këtij imuniteti mbi një kërkesë të posaçme, vetëm të organit të akuzës.
Mungesa e autorizimit për ndjekjen penale të të pandehurit Fatmir Mediu, e ndalon gjykatën të vazhdojë ndjekjen penale në ngarkim të tij, ndalim i cili është parashikuar shprehimisht në dispozitën e nenit 290 të K.Pr.Penale ku në pikën "e" përcaktohet se: "Procedimi penal nuk mund të fillojë dhe, në qoftë se ka filluar duhet të pushojë në çdo gjendje të procedimit…në të gjitha rastet e tjera të parashikuara nga ligji.". Një prej këtyre rasteve pa dyshim është ndalimi i ndjekjes penale të deputetit pa autorizimin e Kuvendit, ndalim që është parashikuar shprehimisht në ligjin themeltar të shtetit në nenin 73/2 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në nenin 288/1 të K.Pr.Penale.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur Gjykata e Lartë edhe me vendimin nr.2 datë 30.04.2002 që bën fjalë për të pandehurin Azgan Haklaj etj., sipas të cilit, ndër të tjera Kolegji Penal arsyeton se: "…edhe pse i pandehuri Azgan statusin e deputetit të Kuvendit e fitoi mbas nisjes së procedimit penal, kur çështja ndodhet në gjykatë, gjykimi i tij nuk mund të vazhdojë pasi gjykata ndodhet përpara rasteve të parashikuara në nenin 290 të K.Pr.Penale…".
Gjithashtu Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se ai ndodhet në pamundësi procedurale për t‘i kërkuar Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për vazhdimin e ndjekjes penale të të pandehurit Fatmir Mediu. Nga përmbajtja e dispozitës së nenit 288/1 të K.Pr.Penale sipas të cilit: "Kur parashikohet autorizimi për procedim, prokurori bën kërkesën në organin përkatës", rezulton se të drejtën për të kërkuar këtë autorizim e ka vetëm prokurori.
Për sa i përket deklarimit të mbrojtësve të të pandehurit Fatmir Mediu, se janë të interesuar për të vazhduar gjykimin, gjykata konstaton se imuniteti i deputetit nuk është një garanci personale e tij, por një mjet kushtetues për të siguruar funksionimin normal të Kuvendit si institucion. Për rrjedhojë, dorëheqja personale e deputetit nga imuniteti të cilin ai e gëzon për shkak dhe për efekt të qenies së tij si anëtar i trupit legjislativ, është konstitucionalisht pa vlerë juridike dhe nuk mund te merret parasysh nga gjykata.
PER KETO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 141/1 e 73/2 të Kushtetutës dhe nenet 290/e dhe 387/1 të K.Pr.Penale,
VENDOSI
Pushimin e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mund të vazhdojë.