E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrogat, Minatorët "kërcënojnë" me grevë dhe protesta

Minatorët e Bulqizës kanë paralajmeruar se do tu kthehen sërish protestave që në orët e para të ditës së nesërme. 72 minatore të zonës D kanë paralajmeruar se do të ngrihen në protestë, nëse shqetësimi i tyre nuk do të gjej zgjidhje. Minatorët e kategorisë D pretendojnë se nuk kanë marrë pagën e 13-të si dhe 22 ditë leje, ashu siç janë paguar 620 minatorë të tjerë mëngjesin e së hënës. Sipas kësaj kategorie minatorësh, kjo situatë është krijuar pas një përplasje mes firmës koncesionare ACR dhe asaj nënkontraktore. Minatorët kane deklaruar se asnjëra palë nuk paguan rrogën e 13 dhe 22 ditë leje, duke hedhur përgjegjësitë njëra tjetrës. Minatorë kanë paralajmëriar se protesta do të fillojnë që nesër në mëngjes në zonën D të galerisë së Bulqizës, për dy ditë më radhë. këta të fundit, kanë qenë pjesë protestave, si dhe grevevës së urisë bashkë me 16 minatorët të tjerë në nivelin e 14 të galerisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›