E Diel, 1 Nëntor 2026

METE CEZ nje miliarde dollare deme ne Shqiperi

Informacioni i shpërndarë në media ka qenë e vetmja mënyrë me të cilën Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës është informuar lidhur me vendimin e kompanisë çeke CEZ, për të shitur degën e saj në Shqipëri, në të cilën shteti shqiptar zotëron 24% të aksioneve. METE njofton se përfaqësuesit e CEZ nuk i kanë dërguar asnjë notë zyrtare Ministrisë me anë të së cilës t’i informojnë lidhur me vendimin e marrë për shitjen e CEZ shpërndarje. Ndër të tjera edhe një herë Ministria e Ekonomise ka sqaruar faktin se CEZ shpërndarje nuk ka përmbushur detyrimet që ka ndaj qeverisë dhe konsumatorit shqiptar. Ndërsa dëmet shkaktuara Shqipërisë nga ana e “CEZ a.s.” janë në nivelin e 1 miliardë USD, dhe në te njejten kohe, ERE ka iniciuar procedurat e heqjes së licencës së “CEZ Shpërndarje”, METE bën të ditur se do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë të nevojshëm për të bllokuar procesin e shitjes së CEZ shpërndarje . Sipas METE-s e vërteta është që kjo situatë nuk ka ardhur aspak si pasojë e veprimeve të Entit Rregullator të Energjisë, por prej mosrealizimit të detyrimeve kontraktuale nga ana e CEZ
Sipas METE :
•Humbjet për vitin 2012 kanë arritur në 50%, ndërsa detyrimi kontraktual i CEZ a.s. dhe CEZ Shpërndarje është që ky nivel të jetë 24%.
•Niveli i investimeve në rrjet për vitin 2012, është vetëm 7%!
•Pretendimi se CEZ Shpërndarje furnizohet me çmim të lartë të energjisë elektrike nga KESH përsëri nuk qëndron: kjo kompani e blen energji nga KESH me një cmim simbolik prej 18 euro MË/h,
•CEZ a.s nuk ka realizuar minimumin e transferimit e dijeve (knoë-hoë) tek CEZ Shpërndarje, duke e lënë kompaninë “bijë” të saj pa fonde financiare, pa pajisje dhe në borxh të thellë me kompanitë shtetërore shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›